Giorgio Armani dhuron një shumë ta madhe parash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Hënë, 09 Mars 2020 17:06

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Itali dhe raste të reja po konfirmohen çdo ditë. Po ashtu edhe numri i të vdekurve është rritur në mënyrë të frikshme duke shkruar në 366.

Giorgio Armani ishte i pari që zhvilloi një sfilatë me dyer të mbyllura, në një sallë bosh. Ndërsa tani stilisti i famshëm ka dhuruar 1.25 milionë euro për spitalet dhe institucionet që luftojnë përhapjen e koronavirusit

Nga donacioni do të përfitojnë spitalet Luigi Sacco dhe San Raffaele, po ashtu edhe Istituto dei Tumori në Milano dhe Istituto Lazzaro Spallanzani në Romë.

Njoftimi u bë mbrëmjen e djeshme, pasi numri i të prekurve me COVID-19, në Itali arriti në 7,375, ndërkohë që në 24 orët e fundit nga virusi i tmerrshëm kanë vdekur 133 persona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...