Në përballje me Maduron/ Opozita e Venezuelës marshon drejt Kongresit

Tuesday, 10 Mars 2020 18:03

Të martën, opozita e Venezuelës do të marshojë drejt qendrës  së qytetit Caracas, me qëllimin për të rigjetur kontrollin e legjislaturës kombëtare, e cila u kap nga ligjvënësit pro-qeverisë në janar, duke u përballur me qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Juan Guaido me javë të tëra, i ka nxitur venezuelanët të bashkohen në miting, si një mënyrë për të ringjallur protestat në rrugë kundër Maduro, protesta të cilat u rritën në vitin 2019, por janë zbehur ndërsa Partia Socialiste është ngjitur në pushtet, raporton Reuters.

 

Tubimi do të jetë një tjetër provë e aftësisë së Guaido për të mobilizuar mbështetësit e tij, të cilët janë bërë gjithnjë e më të lodhur me krizën ekonomike të vendit dhe paaftësinë e opozitës për të larguar Maduron, megjithë një program të gjerë sanksionesh nga SHBA.

 
 

"Më 10 Mars, venezuelasit do të ushtrojnë të drejtat e tyre në rrugë," u tha Guaido gazetarëve në një konferencë shtypi të hënën në lidhje me marshimin.

 

"E vetmja mundësi në dispozicion për venezuelasit është t'i shpëtojnë kësaj katastrofe."

Protesta ka të ngjarë të takojë rezistencë të ashpër nga forcat e sigurisë, të cilat u vendosën në të gjithë vendin të hënën, si pjesë e ushtrimeve ushtarake të urdhëruara nga Maduro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...