Dokumenti sekret me parashikimet në Britani/ The Guardian: Koronavirusi deri në pranverë të 2021-t, ja sa persona mund të preken

Hënë, 16 Mars 2020 14:54

Dokumenti sekret me parashikimet në Britani, koronavirusi deri në pranverë, 2021.virus
Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pritet të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të çojë në 7.9 milionë njerëz të shtruar në spital.
Keshtu eshte deklaruar në një konferencë sekrete të Shëndetit Publik në Angli (PHE) për zyrtarë të lartë të NHS.
Dokumenti, qe i referohet “The Guardian”, tregon për herë të parë që shefat e shëndetit, të cilët merren me virusin kanë pranuar se ata presin që ai të qarkullojë për 12 muaj të tjerë dhe të çojë në një tendosje të madhe sistemin shëndetësor, NHS.
Sipas dokumentit, shefat e shëndetësise mendojnë se rreth 80% e britanikëve do të infektohen me koronavirus gjatë asaj kohe.
Profesor Chris Whitty, këshilltari kryesor i qeverisë, e ka përshkruar më parë atë shifër si skenarin e rastit më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak.
Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë njerëz “pritet” të preken nga virusi.
Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milionë njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital
Dokumenti është përpiluar për gatishmërinë e emergjencës dhe përgatitjete ekipit dhe është aprovuar nga Dr. Susan Hopkins, kryetarja e PHE. Është ndarë vetëm me drejtorët e spitaleve dhe mjekët e vjetër në NHS në Angli, sipas “The Guardian”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...