‘Nuk më plas për paratë, do iu bëjmë tamponë të gjithëve

Tuesday, 17 Mars 2020 12:02

Rajoni i Venetos për të frenuar përhapjen e koronavirusit, synon modelin e “tamponëve në tapet”, ose ndryshe tamponë të gjithëve, mbi të gjithë njerëzit.
Qëllimi është të gjurmojmë këdo që është pozitiv për Covid-19, në veçanti njerëzit e ashtuquajtur “asimptomatikë” të cilët, duke mos u izoluar, vazhdojnë të përhapin virusin. “Edhe nëse gjej vetëm një rast pozitiv – shpjegon guvernatori i Rajonit, Luca Zaia – do të thotë që do të kem 10 më pak të infektuar
Strategjia e tamponëve tapetë duket se ka funksionuar në Korenë e Jugut, ku autoritetet kanë testuar qindra mijëra njerëz, përfshirë kontrollimin e lëvizjeve të tyre përmes telefonave celularë dhe teknologjisë satelitore. Zaia, i cili të paktën tani për tani hedh poshtë polemikat “me autoritetin qendror dhe pretendimet për autonomi”, i tha “Il Corriere della Sera” se dëshiron të paguajë gjithçka me paratë e Rajonit.
“Nuk më intereson shumë buxheti – thotë ai – vlen gjithmonë më pak se jeta e bashkëqytetarëve të mi. Mos më bëj të them se nuk më plas për paratë, por me pak fjalë ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Të gjitha me shpenzimet tona”. Dhe për të përmbushur nevojën për teste që “kompanitë i shpërndajnë me pikatore”, “ne do t’i bëjmë ato në shtëpi”.
Në mbështetje të linjës së tij, i ndryshëm nga ai i rajoneve të tjera, ai thotë se “nëse nuk do t’i kishim bërë tamponët të gjithëve, Vo‘Euganeo do të kishte pasur një epidemi. Nëse për absurditet i bëni testin një popullatë të tërë, të paktën ju keni një rezultat kë duhet të izoloni”. Ajo që ndodh në Veneto është një rikonstruksion “i kontakteve të një personi të gjetur pozitiv dhe simptomatik dhe pastaj iu bëjmë të gjithëve me radhë tamponin. Jemi në një kuotë prej 40 mijë në të gjithë rajonin: 2.700 pozitivë pa simptoma, dhe kemi izoluar edhe 7 mijë të tjerë që kanë pasur kontakte me ta”.
Për disa anëtarë të komunitetit shkencor, a është bërja e tamponëve për të gjithë një lloj “rrjete fundore”? Zaia përgjigjet: “Respekt maksimal për të gjithë, me të vërtetë. Por është e njëjta botë që nuk na dha asnjë indikacion ndërsa po vinte koronavirusi. Shumë nga ata thanë se ishte një grip i thjeshtë. Të tjerët që maskën duhet ta vendosë vetëm personi i sëmurë” .

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...