Dëmi ekonomik që pritet të shkaktojë Covid 19 në botë dhe përgjigja e qeverive

E mërkurë, 18 Mars 2020 12:03

Agjensia e tregtisë dhe e zhvillimit e Kombeve te Bashkuara thotë se ngadalësimi në ekonominë globale të shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit ka të ngjarë të kushtojë të paktën 1 trilion dollarë. Kjo ka bërë që një sërë qeverish në botë të nisin marrjen e masave për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive situatës. Shtëpia e bardhë i ka kërkuar kongresit që të miratojë një paketë emergjence shtesë për të ndihmuar bizneset dhe taksapaguesit që të përballen me dëmin ekonomik që po shkakton pandemia e coronavirusit. Sekretari amerikan i thesarit Steven Mnuchin kërkoi një shumë prej 850 miliard dollarësh me synimin që kongresi ta miratojë këtë kërkesë gjatë kësaj javë.Presidenti amerikan Donald Trump tha se qeveria amerikane do të mbështesë me forcë industritë vendase të goditura nga koronavirusi.
Komisioni Evropian planifikon të mobilizojë 37 miliard euro nën programet e tij rajonal të financimit për të luftuar ndikimin e pandemisë. Vendeve të BE-së do t’u jepet “fleksibilitet i plotë” në rregullat fiskale për t’i lejuar ata të rritin shpenzimet. Ministrat e financave të Eurozonës thanë se ata kishin rënë dakord për masa fiskale për luftimin e krizave, me vlerë 1 përqind të Prodhimit te Brendshem Bruto, mesatarisht, për vitin 2020 për të mbështetur ekonominë, plus lehtësira të likuiditetit të paktën 10 përqind të PBB-së, që përbëhet nga skemat e garancisë publike dhe pagesa të shtyra të taksave.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar mbështetje të pakufizuar buxhetore për kompanitë dhe punonjësit e prekur nga pandemia e koronavirusit – një strategji e shumëfishtë për të cilën Bruno Le Maire, ministri francez i financave, thotë se do të kushtojë 45 miliardë euro.
Roberto Gualtieri, ministri i ekonomisë në Itali, ka premtuar se “askush nuk do të mbetet vetëm” pasi qeveria fillon shpërndarjen e fondeve nga paketa e shpëtimit fiskal deri në 25 miliard €. Masat kryesore janë që të sigurojnë 1,15 miliardë euro për sistemin shëndetësor italian dhe 1.5 miliardë euro për agjencinë e tij të mbrojtjes civile.
Qeveria e Spanjës ka njoftuar atë që kryeministri Pedro Sánchez e ka cilësuar si “mobilizimi më i madh i burimeve në historinë demokratike të Spanjës” për të luftuar ndikimin ekonomik të krizës së koronavirusit. Pjesa më e madhe e planit të qeverisë është 100 miliardë € e garancive të huasë shtetërore për biznesin që synojnë të sigurojnë likuiditet, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Qeveria Britanike është duke ndjekur situatën më analiza të hollësishme që synojnë lëvrimin e pakete prej 12 miliard paundësh.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Mars 2020 12:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...