Koronavirusi, Nju Jorku pret anijen spitalore me 1 mijë shtetër të marinës amerikane

E mërkurë, 18 Mars 2020 20:51

Marina amerikane do të dërgojë një anije spitalore me 1.000 shtretër në portin e Nju Jorkut për të ndihmuar qytetin më të madh të vendit në përgjigjen e tij ndaj koronavirusit.

"Eshtë një hap i jashtëzakonshëm, padyshim, bëhet fjalë për një spital lundrues që do të shtojë kapacitetet," tha Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo gazetarëve të mërkurën.

 
 

UPDATE: The federal government is sending a hospital ship to New York, the USNS Comfort.

The Comfort, which has about 1,000 rooms on it, will be moored in New York Harbor.

Hospital beds are what we need.

View image on Twitter
 
3,066 people are talking about this
 
 

Shteti i Nju Jorkut ka 2.382 raste të konfirmuara të virusit, numri më i lartë në Shtetet e Bashkuara. Ai ka rritur kapacitetin e testimit në 15,000 në ditë dhe pret që shifrat të vazhdojnë të rriten. Rreth 23% e rasteve pozitive janë shtruar në spital. Guvernatori tha se 108 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet.

Guvernatori Cuomo tha se ai dhe presidenti po "luftojnë të njëjtën luftë" dhe janë në të njëjtin llogore.

Guvernatori tha se ai foli me Presidentin Donald Trump, i cili do të autorizojë anijen spitalore për t'u vendosur në Nju Jork. Përveç 1,000 shtretërve, anija është e pajisur edhe me salla operacioni.

Guvernatori Cuomo dhe kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio kanë ditë që thonë se sistemi spitalor i Nju Jorkut mund të mbingarkohet shpejt pasi numri i rasteve po rritet. Ata po kërkojnë mënyra për të krijuar më shumë shtretër dhe për të sjellë më shumë punonjës të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë edhe nxitjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor që janë në pension që të kthehen në punë.

"Ne nuk mund të ndërtojmë spitale të reja brenda 45 ditësh," tha Cuomo. “Qeveria federale mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Dhe ne kemi nevojë për ndihmën e qeverisë federale".

Në një konferencë shtypi në Uashington, presidenti konfirmoi se ai do të dërgonte anijen spitalore në Nju Jork, dhe ai e vlerësoi guvernatorin për përpjekjet e tij.

Toni i presidentit republikan dhe guvernatorit demokrat është një ndryshim rrënjësor nga vetëm dy ditë më parë, kur ata po kritikonin njëri-tjetrin në Twitter.

 
 

WATCH: Governor Andrew Cuomo praises @realDonaldTrump for mobilizing the federal government to combat the coronavirus in New York.

“I believe he is doing what he has to do and I respect him for it.”

 
1,242 people are talking about this
 
 

Masat e reja

Guvernatori i Nju Jorkut njoftoi gjithashtu masa të reja për shtetin me 19.5 milion banorë.

Guvernatori Cuomo tha se ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që detyron bizneset jo thelbësore të kenë jo më shumë se gjysmën e forcës së tyre të punës jashtë shtëpive të tyre. Kjo zhvendosje e punës në shtvpi ka për qëllim të largojë njerëzit nga rrugët dhe të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit. Disa biznese do të përjashtohen, përfshirë dyqanet ushqimore, farmacitë dhe kompanitë e transportit.

Këto masa janë përveç hapave të tjerë të ndërmarrë këtë javë, përfshirë zhvendosjen e të gjitha bareve dhe restoranteve për të kryer vetëm shërbime shpërndarje, dhe kufizimin e të gjitha grumbullimeve në më pak se 50 persona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...