Koronavirusi në Itali nuk kursen as Kishën, 23 klerikë humbin jetën nga Covid-19

E Enjte, 19 Mars 2020 13:12

Pandemia e Covid-19 në Itali nuk ka kursyer as klerikët.
Misioni i tyre është të rrijnë pranë njerëzve, t'u shërbejnë e të ndihmojnë më nevojtarët. Është e paevitueshme që mes viktimave të shumtë nga pandemia të ketë dhe mjaft priftërinj.
Deri më sot janë regjistruar 23 klerikë të cilët kanë mbetur viktimë nga koronavirusi në Itali.
Bergamo është një nga territoret me numrin më të lartë të viktimave, ku janë regjistruar 10 priftërinj viktimë të Covid-19.
Në Parma 5 priftërinj kanë ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit me koronavirus.
Në Milano 2 priftërinj kanë ndërruar jetë me koronavirus dhe po 2 është numri i tyre në Kremona.
2 priftërinj me koronavirus kanë humbur jetën në rajonin e Piemontes e dy të tjerë janë regjistruar në provincën e Lodit e të Breshias.
Me dhjetra është dhe numri i klerikëve pozitivë me COVID-19 që po kurohen në struktura spitalore e në repartet e terapisë intensive.
Në mbrëmjen e 18 marsit Papa Françesku i ka telefonuar peshkopit të Bergamos Im Zot Francesco Beschi, duke i shprehur se i gjëndet pranë në këtë moment të vështirë që po kalon qyteti e se lutet për viktimat, të sëmurët, klerikët e familjet e tyre./ORA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...