Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, anuloi samitin e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës me koronavirus.
Ishte paraparë që samiti të mbahej në qershor, në Kamp Dejvid, pranë Uashingtonit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha se udhëheqësit do të bisedojnë “në baza virtuale, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19”, raporton Rel.
G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.
Të gjitha këto shtete po luftojnë për frenimin e pandemisë. SHBA-ja mban udhëheqjen e G7-ës gjatë vitit 2020.
Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...
Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...
Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian. Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...