Shefi i OBSH: Të rinjtë nuk kursehen nga koronavirusi, me javë në spital ose deri në vdekje

Saturday, 21 Mars 2020 08:04
Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka bërë një paralajmërim të qartë për të rinjtë rreth koronavirusit.

“Një prej gjërave që jemi duke mësuar që është njerëzit e moshuar goditen më së keqi, të rinjtë nuk kursehen”, ka thënë mjeku, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë.

“Të dhënat nga shumë shtete kanë treguar qartë se njerëzit nën moshën 50-vjeçare përbëjnë një shifër të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë hospitalizim”.

“Sot, unë kam një mesazh për të rinjtë: ju nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’ju dërgojë në spital për javë ose edhe mund t’ju vrasë”.

Ai ka shtuar: Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhja që bëni se ku të shkoni, mund të bëjë dallimin në mes të jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”.

Deri më tani, Italia ka shënuar numrin më të madh të viktimave, si pasojë e koronavirusit, në total 4,032.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 246,275 njerëz të infektuar, 10,038 të vdekur dhe 86,036 të shëruar.
Kina ka 81,250 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 41,035 raste dhe Irani me 18,407.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...