Bilanc tragjik viktimash në Itali, vetëm 24 orët e fundit kanë humbur jetën 546 persona

Saturday, 21 Mars 2020 18:16

Italia paraqet çdo ditë shifra negative në frontin e koronavirusit: janë mbi 4000 vdekje që nga fillimi i epidemisë dhe mbi të gjitha, rekordi i viktimave u arrit ditën e djehsme me 627 viktima në një ditë të vetme.
Rastet totale të të infektuarve arritën në 47.021.
Kreu i mbrojtjes civile, Angelo Borrelli sqaroi se është efekti i difuzionit para hyrjes në fuqi të masave kufizuese. Kulmi i epidemisë ka kohë që po vjen. Ndërkohë, rreth 70-të arkivole u ngarkuan në kamionë të ushtrisë këtë mëngjes për t’u transferuar nga varrezat e Bergamos në zona të tjera në veri, në veçanti në Emilia Romagna për kremim.
Edhe sot Bergamo do të dëshmojë një procesion të ri, dramatik të automjeteve, siç është ai i mbrëmjes së 18 Marsit, me arkivolet e të dashurve për të cilët as nuk ishte e mundur të organizohej një varrim, sepse rregullat për të kundërshtuar përhapjen e koronavirusit e ndalojnë këtë.
Shifrat më të rënda janë në Lombardi.
Janë 546 të vdekur brenda ditës në këtë rajon, me numrin e të infektuarve që e ka kaluar 25 mijë vetë. Janë 243 kryetarë bashkish që po i kërkojnë ndihmë sërish qeverisë qendrore që të marrë masa më të ashpra për kufizimin e lëvizjes. Njerëzit me sa duket nuk po e kuptojnë rëndesën e situatës.
Në Itali janë 3,654 punëtorë shëndetësorë të infektuar, me të paktën 18 mjekë të vdekur. Shifra tregon se pothuajse një i sëmurë në 11 është nga stafi i shëndetësisë. Autoritetet kanë bërë thirrje për mbrojtjen e ekipit mjekësor sepse nëse infektohen mjekët, pa dashur bëhen mjet përhapjeje i infeksionit.

Modifikuar më Saturday, 21 Mars 2020 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...