VOA/Ambasadori i SHBA: Rusia të heqë dorë nga keqinterpretimi i historisë

E Enjte, 07 May 2020 19:17

Përfaqësuesi i SHBA pranë OSBE-së në Vjenë i bëri thirrje Rusisë të heqë dorë nga keqinterpretimet e historisë që lidhen me Luftën e Dytë Botërore dhe tha se historia duhet regjistruar dhe kujtuar në tërësinë e saj.

Ambasadori James S. Gilmore III komentoi të enjten me rastin e 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

SHBA, tha ambasadori, kujtojnë pjesëmarrjen dhe humbjet e tyre në njerëz gjatë atij konflikti të madh, krahas aleatëve, duke përfshirë Rusinë e asaj kohe.

 

“Duke kujtuar historinë e plotë të Luftës së Dytë Botërore, - tha ambasadori Gilmore, - ne nuk mund të harrojmë se për shumë popuj në Evropën Qendrore dhe Lindore, fundi i shtypjes naziste u zëvendësua nga imponimi ose ri-imponimi, kundër vullnetit të tyre, i shtypjes komuniste. Për ta, bekimet e plota të lirisë, që Evropa Perëndimore i festoi në vitin 1945, erdhën vetëm në vitin 1989, 1990, ose më vonë.”

Ai tha se ndërsa ushtria dhe popullsia civile e Bashkimit Sovjetik bënë sakrifica të jashtëzakonshme për të mposhtur nazistët, nuk duhet harruar se Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, kur Stalini dhe Hitleri arritën marrëveshjen që e ndau Evropën Lindore në zonat e kontrolluara nga sovjetikët dhe nazistët.

Për shumë vende të Evropës, tha ambasadori Gilmore, viti 1945 shënoi jo kthimin në liri, por fillimin e gati 50 viteve të shtypjes nga Bashkimi Sovjetik.

“Ne, tha ambasadori i SHBA, i bëjmë thirrje Rusisë të heqë dorë nga pretendimet e ekzagjeruara të bazuara mbi keqinterpretimin e qëllimshëm të historisë.”

Ai tha se SHBA qëndrojnë në solidaritet me partnerët evropianë kundër falsifikimit të historisë nga Rusia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...