Turqia raporton rënie të numrit të viktimave nga COVID-19, mbi 133 mijë të infektuar, 1.5 milionë teste

Premte, 08 May 2020 08:20

Turqia ka vazhduar të raportojë ulje në numrin e vdekjeve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa bilanci i të shëruarve në vend arriti në 82.984.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në “Twitter” se së shpejti numri i testeve në vend do të arrijë në 1,5 milion, duke shtuar se numri i rasteve me koronavirusin, krahasuar me të mërkurën, ka rënë gjithashtu.
Bilanci i vdekjeve nga pandemia u rrit në 3.641, pasi vendi regjistroi 57 viktima të tjera, më pak së 64 të vdekur një ditë më parë, ndërsa 4.782 u shëruan në 24 orët e kaluara, treguan të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të shpërndara në rrjetin social nga ministri Koca.
Turqia regjistroi 1.977 raste të reja me virusin, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 133.721.
Gjithashtu, mbi 30.395 teste shtesë janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, dhe numri i përgjithshëm i testeve deri më tani ka shkuar në 1,26 milion, sipas ministrit Koca

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...