Australia del nga izolimi. Ja tre fazat që do të ndiqen.

Premte, 08 May 2020 08:47

Kryeministri australian, Scott Morrison ka bërë të ditur se si do të rihapet territori që ai drejton nga ditët e fundjavës, pas masave të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri. Ai ka bërë të ditur se do të ekzistojnë tri faza, duke nisur të premten nga e para. Aty përfshihet:
-Lejimi i pesë mysafirëve në shtëpi, dhe grumbullimi i 10 njerëzve në ambiente të jashtme
-Restorantet, kafiteritë dhe dyqanet do të rihapen
-Do të vazhdojë puna nga shtëpia nëse iu përshtatet punëtorëve
-Klasat dhe hapësirat për argëtim për fëmijë do të rihapen
-Udhëtimi i brendshëm do të rikthehet
Në fazën e dytë do të përfshihen grumbullimi i më shumë se 20 personave, dhe rihapja e kinemave, palestrave, salloneve të bukurisë, shkruan Rel.
Faza e tretë ndërkaq parasheh grumbullimin e 100 personave.
Megjithatë marrja e këtyre vendimeve do të varet nga shteti në shtet, varësisht prej masave që kanë në fuqi për mbajtje të distancës fizike. Kuinsllend dhe Territori Verior tashmë kanë nisur të praktikojnë disa prej masave të përmendura.
“Do të ketë shpërthime, do të ketë raste të reja. Jo gjithçka do të shkojë sipas planit”, ka thënë Morrison.
“Mirëpo ne nuk mund të lejojmë që frika e kthimit e kthimit mbrapa të na bllokojë nga shkuarja përpara”, ka thënë mes tjerash ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...