Evropa nën izolim, përkujton 75-vjetorin e përfundimit të Luftës II Botërore

Premte, 08 May 2020 09:00

Liderët në gjithë Evropën janë duke shënuar 75-vjetorin e Ditës e Çlirimit të Evropës, teksa pjesa më e madhe e kontinentit përballet me izolim për shkak të koronavirusit

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë heshtje për dy minuta, për të ndjekur më pas një mesazh të Mbretëreshës Elizabeta II.

Ceremoni të mbyllura do të mbahen edhe nga liderë të Francës dhe Gjermanisë, ndonëse grumbullimet publike janë të ndaluara.

Më 8 maj të vitit 1945, forcat britanike dhe aleatët kanë miratuar zyrtarisht dorëzimin e pakusht të forcave naziste të Gjermanisë, pas gati gjashtë vjetëve të luftës.

Për të shënuar këtë ditë, presidenti francez Emmanuel Macron do të dërgojë një kurorë lulesh te varri i një ushtari të panjohur në Paris.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të udhëheqë një ceremoni në Memorialin e Luftës në qendër të Gjermanisë.Ne Berlin, punëtorëve u është dhënë ditë e pashembullt pushimi, ndonëse kështu nuk ka ndodhur në pjesën tjetër të vendeve.

Festime të ngjashme për Ditën e Çlirimit do të mbahen më 9 maj në disa ish-shtete sovjetike, përfshirë, Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë. REL

Modifikuar më Premte, 08 May 2020 09:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...