Pjesa më e madhe e Europës po i lehtëson masat e izolimit.

Hënë, 11 May 2020 08:48

Në të gjithë Evropën, vendet po i lehtësojnë masat e izolimit, duke shpresuar se lehtesimi nuk do të sjelle një valë të dytë të infeksioneve nga koronavirusi i ri, raporton sot BBC, duke iu referuar disa vendeve ne Evrope dhe masave konktete qe jane marre. evropa

Në Francë, shkollat fillore do të fillojnë punën me numër të ulët të nxënësve, ndërsa do të rihapen dyqanet e rrobave, libraritë, sallonet e flokëve dhe luleshitësit. Restorantet, kinematë dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura.
Në Belgjikë, shumica e bizneseve do të hapen megjithëse do të kërkohet distancimi fizik nga qytetarët. Restorantet, baret dhe kafenetë do të qendrojne akoma të mbyllura.

Në Holandë, shkollat fillore do të rihapen pjesërisht. Në kuadër të bizneseve që do të fillojnë punën janë: fizioterapistët, autoshkollat dhe parukierët.

Në Zvicër, shkollat fillore dhe ato të mesme do të hapen, por klasat do të pranojnë numër më të ulët të nxënësve. Restorantet, libraritë dhe muzetë gjithashtu do të hapen, por me kufizime të caktuara.

Në disa rajone të Spanjës, do të lejohen tubimet deri në dhjetë njerëz.

Në Mbretërinë e Bashkuar, këtë javë, do të lehtësohen disa nga masat e izolomit.

Në Danimarkë, qendrat tregtare do të rihapen të hënën ndërsa në Poloni, hotelet mund të rihapen gjatë javës – megjithëse turistët e huaj do të duhet akoma të qëndrojnë në karantinë për dy javë.

Vendet tjera evropiane si Gjermania, Austria dhe Italia tashmë kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e tyre.

Modifikuar më Hënë, 11 May 2020 08:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...