Komisioni Europian thirrje shteteve anëtare: Përgatituni për valën e dyta të infeksionit!

E mërkurë, 13 May 2020 11:31

Ndërsa vendet në Europë kanë filluar të lehtësojnë masat e bllokimit, ekspertët kanë shprehur frikë nga një valë e re e infeksioneve gjatë Verës.

Shqetësimi është që nivelet më të ulëta të infeksionit të kombinuara me temperatura më të larta mund të çojnë në vetëkënaqësi midis njerëzve për të mos respektuar rregullat e distancimit shoqëror dhe higjienës.
epa08026182 A photo taken with a fisheye lens shows the European Commission headquarters in Brussels, Belgium, 26 November 2019. President-Elect of the European Commission Ursula von der Leyen on 27 November 2019 will present her team of Commissioners-designate and the new Commission's programme to the European Parliament in Strasbourg, France. Members of the European Parliament (MEPs) will then discuss and decide (by simple majority) whether to elect the College of Commissioners or not. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET

Bazuar në studimet e pandemive të mëparshme, ekspertët thonë se një valë e dytë ka të ngjarë të ndodhë edhe këtë herë.

Stefan de Keersmaecker, zëdhënësi i Komisionit Evropian, shpjegoi se “Shtetet Anëtare duhet të përgatiten për valën e dyta eventuale të infeksionit duke shfrytëzuar çdo mundësi për të përmirësuar sistemet ekzistuese të mbikëqyrjes.” De Keersmaecker shtoi se autoritetet dhe qytetarët duhet të qëndrojnë në gatishmëri, dhe se “kjo është e rëndësishme për të siguruar që qytetarët të kuptojnë që valët e reja mund të ndodhin, edhe nëse një valë fillestare menaxhohet me sukses.”

Për ekspertët, vala e dytë e pandemisë nuk është çështje nëse, por thjesht se kur dhe për këtë arsye alarmi mbetet.

“Qeveritë janë të vetëdijshme që vala e dytë do të ndodhë dhe se ata duhet të mbajnë nën kontroll shkallën e infeksionit dhe të ri-vendosin kufizime dhe mbyllje të reja, kur ka një rritje të konsiderueshme të rasteve. Skenari i pritshëm nuk na lejon të qetësohemi pasi koronavirusi nuk do zhduket, pa vaksinën nuk është e mundur“, tha Dr. Klaus Cichutek nga Paul-Ehrlich-Institut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...