“Kjo është mizore”, Merkel thotë se ka prova të forta, ja për çfarë e akuzon Rusinë

E mërkurë, 13 May 2020 18:25

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka hedhur akuza mbi Rusinë për një fushatë sulmesh kibernetike në zyrën e saj dhe të shumë ligjvënësve në Bundestag, shkruan RT.

Gishtin akuzues Merkel e ngriti teksa foli në parlament gjatë një seance me pyetje dhe përgjigje.

Ajo tha se kanë “prova të fuqishme” që tregojnë se agjencitë ruse qëndrojnë prapa një sulmi kibernetik të vitit 2015 që kishte në shënjestër kompjuterët në zyrën e saj dhe zyrat e parlamentarëve.

“Kjo është mizore”, theksoi ajo, duke konfirmuar raportimet e mediave që një hetim i bërë së fundmi nga Zyra e Prokurorisë Federale ka zbuluar shumë detaje dhe ka identifikuar hakerin e dyshuar.

Gazeta javore Der Spiegel raportoi se i dyshuari ishte një oficer i zbulimit ushtarak rus dhe se autoritetet kanë lëshuar një urdhër arrestimi për të.

Merkel tha se Rusia po ndjek një strategji të “luftës hibride”, duke kryer sulme të tilla kibernetike dhe përhapur fakte të shtrembëruara.

“Përkundër kësaj, unë do të vazhdoj përpjekjet e mia për marrëdhënie të mira me Rusinë, sepse besoj se ka çdo arsye për t’i vazhduar këto përpjekje diplomatike, por natyrisht, kjo nuk do ta bëjë më të lehtë”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...