Hapi më i madh në trajtimin e COVID

E mërkurë, 27 May 2020 09:27

Ministria Britanike e Shëndetësisë njoftoi fillimin e provave të reja klinike të trajtimit me ilaçin antiviral remdesivirit të pacientëve me Covid-19.vaksina

Në konferencën e tij të zakonshme për koronavirusin në Londër, Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock i quajti provat klinike për ilaçin premtues si “ndoshta hapin më të madh përpara në trajtimin e koronavirusit që prej fillimit të krizës.”

Ai tha se përparësi për këtë trajtim do të kenë rastet në të cilat përfitimi është më të madh.matt

Ilaçi remdesivir, i prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead, u miratua për trajtimin e pacientëve amerikanë me Covid-19 në fillim të këtij muaji pasi provat klinike nga Instituti Kombëtar i Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive (NIAID) treguan rezultate pozitive. Pak kohë më vonë, edhe Japonia e miratoi me një procedurë të shpejtë përdorimin e këtij ilaçi për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Dr. Anthony Fauci, tha se ilaçi rezultoi efektiv në shkurtimin e kohës së shërimit të pacientëve me Covid-19, dhe megjithëse nuk ofron “shërim të plotë”, ai mund të ofrojë një trajtim i dobishëm.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Hancock gjithashtu njoftoi se të hënën u raportuan 134 vdekje nga Covid-19 në të gjithë Britaninë. Dhe për herë të parë që nga 18 marsi, në Irlandën Veriore nuk u regjistruan asnjë vdekje nga koronavirusi. Voa

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...