Buxheti rekord i BE për të kapërcyer pasojat e pandemisë, Von der Leyen për “VOA”: Sa përfitojnë Italia, Spanja, Franca

E Enjte, 28 May 2020 09:49

 

Komisioni i BE-së dëshiron ta përballojë krizën e pashembullt ekonomike me një projekt-buxhet të paparë. Shpëtimi i përbashkët shihet tek kreditë.

“Ky është momenti thelbësor për gjeneratën tonë,” tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në prezantimin e projekt-buxhetit në Parlamentin Evropian në Bruksel. Asnjë vend në BE nuk mund të dalë i vetëm nga kriza ekonomike që shkaktuan masat kundër pandemisë së Coronës. “Masat më të guximshme janë më të mirat për të ardhmen tonë,” tha von der Leyen. “Ky është momenti i Evropës”

Fondin ekonomik ajo e pagëzoi me emrin “Gjenerata tjetër e Evropës” për të sqaruar se fjala është për një “investim në një të ardhme të përbashkët” dhe jo për shlyerjen e borxheve të vjetra. Duhet të krijohen themelet për një Evropë të gjelbër, digjitale dhe sociale. “Çdo shtet anëtar është i prekur nga kriza, kështu që duhet të jetë në interesin tonë të përbashkët që të dalim nga kriza shpejt dhe së bashku”, tha von der Leyen për DW pas paraqitjes së saj në parlament. “Ne duhet të rregullojmë me shpejtësi tregun e brendshëm të përbashkët të BE. Asnjë shtet anëtar nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Ne të gjithë jemi të ndërvarur.” – tha ajo.

Ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Bashkimi Evropian. Komisioni i BE-së planifikon të shpenzojë 1.85 trilion euro gjatë shtatë viteve të ardhshme. Kjo është rreth 1.9 përqind e prodhimit ekonomik të 27 vendeve të BE-së në vitin 2019. 1.1 trilion e kësaj shume përbëjnë buxhetin e rregullt për shtatë vjet. 750 miliardët e tjera do të ndahen për programet për ndërtimin e ekonomive të dëmtuar nga pandemia e Coronës. Paratë do të shpërndahen në rajonet dhe industritë e goditura fort gjatë dy viteve të ardhshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...