Donald Trump: Dr. Fauci është një katastrofë. Mjaft dëgjuat këta idiotë për virusin

Hënë, 19 October 2020 19:52

 

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shpërthyer në kritika ndaj një prej mjekëve më të njohur në SHBA dhe në botë për koronavirusin. Trump thotë se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse, e cila ka vrarë më shumë se 215,000 amerikanë.

Trump e konsideron Dr. Faucin, i cili është edhe anëtar i Task Forcës së Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, si një “katastrofë”. Duke iu referuar Faucit dhe zyrtarëve të tjerë të shëndetit si “idiotë”, Trump thotë se është i gatshëm për të gjetur zgjidhje për katastrofën shëndetësore.

 

Trump deklaroi se do ta shkarkonte nga detyra si pjesë e ekipit për koronavirusin, por shtoi se kjo do të sillte një reagim të fortë në media. “Sa herë që ai del në televizion krijon kaos, por do të ishte një bombë më e madhe për shtypin nëse unë do ta shkarkoja atë”,- tha presidenti i SHBA.

Sipas tij, nëse do të dëgjonte Faucin, më shumë se gjysmë milioni njerëz do të kishin vdekur në Shtetet e Bashkuara. Trump portretizoi rekomandimet e ofruara nga administrata e tij për të zbutur përhapjen e sëmundjes si një bezdi të rëndë.

“Njerëzit janë lodhur nga Covid. Unë kam tubime të mëdha,” tha Trump. “Njerëzit janë duke thënë gjithçka. Thjesht na lini rehat. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë”,- tha Presidenti i SHBA-ve.

Fauci ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i Task Forcës së Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë. Pothuajse në të njëjtën kohë kur Trump po fliste në telefon, Fauci po vlerësohej bë Akademinë Kombëtare të Mjekësisë për Udhëheqjen Shembullore gjatë një ceremonie virtuale. Fauci tha se ai ishte “pa fjalë” ndërsa merrte njohjen.

“Kemi shumë sfida përpara nesh dhe nuk mund të mos mendoj se vërtet po kalojmë një kohë që është shqetësuese anti-shkencë në segmente të caktuara të shoqërisë sonë,” tha Fauci

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...