Konflikti në Nagorno- Karabak, kryeministri armen: Për një kohë të gjatë, nuk do të ketë zgjidhje me Azerbajxhanin

E Enjte, 22 October 2020 09:08

 

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian i ka thënë kombit se nuk sheh mundësi të zgjidhjes diplomatike të konfliktit për rajonin e Nagorno-Karabakut, duke zvogëluar përpjekjet ndërkombëtare për armëpushim të qëndrueshëm në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit për këtë territor.

“Ne duhet ta kuptojmë se çështja e Karabakut, të paktën në këtë fazë dhe për një kohë të gjatë, nuk mund të ketë zgjidhje diplomatike”, ka thënë Pashanian gjatë një fjalimi të transmetuar edhe në rrjetin social, Facebook.

 

“Gjithçka që është e pranueshme në aspektin diplomatik për palën e Armenisë, nuk është e pranueshme më për Azerbajxhanin”, ka thënë ai, duke u bërë thirrje armenëve “të kapin armët dhe të mbrojnë atdheun”.

 

Komentet e Pashinianit kanë ardhur pas deklaratave të presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, i cili ka thënë se parasheh një rezolutë ushtarake për krizën dhe se forcat e Azerbajxhanit do të largojnë armenët “nga tokat tona”.
Kjo retorikë ka zbehur përpjekjet diplomatike për t’iu dhënë fund luftimeve në mes të Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene.

Presidenti i Armenisë, Armen Sarkisian, ka vizituar së fundmi Brukselin ndërkohë që ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë janë në Moskë për t’u konsultuar me Rusinë.

Qindra ushtarë dhe civilë kanë vdekur nga fundi i muajit shtator, kur kanë nisur luftimet në rajonin e populluar nga armenët etnikë, por zonë e cila ndërkombëtarisht njihet si terror i Azerbajxhanit.

 

Të dyja vendet kanë raportuar për luftime të reja më 21 tetor në Nagorno-Karabak dhe afërsi të këtij rajoni, duke dështuar edhe armëpushimin e dytë.

Armenia, e cila ka pakt të mbrojtjes me Rusinë, ka akuzuar Turqinë për dërgim të mercenarëve për të luftuar në anën azerbajxhanase.

Turqia, anëtare e NATO-s ka kundërshtuar akuzat, duke thënë se nuk ka rol direkt në luftime.

Ndonëse njihet si pjesë e Azerbajxhanit me shumicë myslimane, rajoni i Nagorno-Karabakut është kontrolluar nga armenët etnikë të krishterë, të përkrahur nga Jerevani, prej armëpushimit të vitit 1994.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...