Sulmi me tre të vdekur në Nicë të Francës, SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë ngjarjen

E Enjte, 29 October 2020 20:35

 

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dënuan të enjten sulmet e fundit në Francë dhe i kërkuan botës “të punojë drejt dialogut dhe mirëkuptimit midis komuniteteve dhe feve, në vend të ndarjes”. Në një deklaratë të lëshuar nga shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, 27 udhëheqësit, shprehën solidaritet me Francën, por nuk iu referuan polemikave rreth karikaturave të profetit Muhamed.

Çfarë ndodhi në Nicë?
Tre persona kanë vdekur në një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia. I dyshuari është ndaluar pak pas sulmit. Kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka thënë se gjithçka çon drejt “sulmit terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”. Estrosi ka thënë edhe se i dyshuari i sulmit, ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) edhe pasi është arrestuar nga policia, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca ishte e ekspozuar ndaj një sulmi terrorist islamik.

 

Ky sulm vjen derisa Franca ende po rimëkëmbet nga shoku që ka përjetuar për shkak të një sulmi tjetër, që ka ndodhur më herët gjatë këtij muaji atje. Mësuesit, Samuel Paty, i është prerë koka në Paris nga një sulmues me origjinë çeçene. Sulmuesi i Payt ka thënë se ka dëshiruar që ta ndëshkojë mësuesin pse u ka treguar nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed në një orë mësimore. Karikaturat – të publikuara vite më parë nga revista satirike franceze, Charlie Hebdo, zyrat editoriale të së cilës janë sulmuar më 2015 nga sulmues që kanë lënë të vdekur 12 persona – shihen si blasfemi nga disa myslimanë.

 

Prej prerjes së kokës së Patyt, karikaturat janë shfaqur në disa pjesë të Francës, në shenjë solidariteti, derisa Macron, i cili është takuar me komunitetin mysliman në Francë, është zotuar se do ta luftojë “separatizmin islamist”. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të enjten shprehu solidaritet me Francën, duke kërkuar ndaljen e sulmeve terroriste. “Zemrat tona janë me njerëzit e Francës. Amerika qëndron me Aleatin tonë më të vjetër në këtë luftë”, shkroi Trump në Twitter. “Këto sulme radikale islamike terroriste duhet të ndalen menjëherë. Asnjë vend nuk mund ta durojë gjatë!”, ka shkruar Trump. Sulmin e kanë dënuar edhe Kombet e Bashkuara, liderët e Izraelit dhe ata të vendeve arabe./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...