Britania 4 javë në izolim/ Deklarata e fortë e Kryeministrit Johnson: Do detyrohemi të zgjedhim pacientët kush do të jetojë dhe kush jo

Diel, 01 November 2020 09:10

 

“Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë”. Kështu tha kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson teksa njoftoi izolimin për 4 javë.


Johnson njoftoi bllokimin e dytë kombëtar për të parandaluar një katastrofë mjekësore.

Dyqanet me gjëra esenciale do të jenë të hapura dhe njerëzit nuk kanë nevojë “të blejnë ushqime rezervë”, porosit Johnson, duke shtuar se njerëzit që nuk mund të punojnë nga shtëpitë e tyre, mund të vazhdojnë punën nga zyrat.

Qytetarët do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre për kujdes shëndetësor, për furnizime me ushqime, për ushtrime në natyrë, shtoi Johnson.

Ai tha se sektori i gastronomisë do të mbyllet, por shërbimi “take away” apo “merre me vete” do të funksionojnë.

Johnson tha se Krishtlindjet e këtij viti do të jenë ndryshe, por shpreson që me masat e marrë njerëzit të festojnë së bashku.

Por ndryshe nga kufizimet në pranverë, shkollat, kolegjet dhe universitetet do të qëndrojnë të hapura.

Masat do të zgjasin deri ne 2 dhjetor.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Mbretëri të Bashkuar ka kaluar shifrën prej 1 milion. Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, ky shtet ka regjistruar mesatarisht 23,000 raste të reja me koronavirus.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...