Zgjedhjet në SHBA, rreth Shtëpisë së Bardhë vendoset një “gardh shtesë”, ja arsyeja

Hënë, 02 November 2020 20:45

 

Autoritetet federale pritet të vendosin përsëri një gardh “jo të shkallëzuar” rreth të gjithë perimetrit të Shtëpisë së Bardhë.

Një veprim i tillë, sipas mediave të huaja, vjen ndërsa zbatimi i ligjit dhe agjenci të tjera përgatiten për protesta të mundshme rreth zgjedhjeve, një burim me njohje të çështjes ka konfirmuar për CNN.

 

Siç bëhet e ditur më tej, gardhi, është i njëjtë si ai që u vendos gjatë protestave këtë verë. NBC News ishte i pari që raportoi “rrethimin e ri” ndërkohë që Shërbimi Sekret nuk iu përgjigj një kërkese të mediave amerikane për koment.

Shtresa shtesë e sigurisë shënon shembullin e profilit më të lartë deri më tani të autoriteteve që përgatiten për trazira pas zgjedhjeve të këtij viti, veçanërisht nëse nuk ka ndonjë fitues të qartë që do të vijë më 4 nëntor, shkruan tg.

 

Siç raportoi CNN më parë, perimetrat e menjëhershëm përreth Shtëpisë së Bardhë tashmë janë bllokuar kryesisht për publikun këtë vit për një sërë arsyesh, nga ndërtimi në portën e Shtëpisë së Bardhë, te protestat dhe plaçkitjet që ndodhën në qendër të Uashingtonit, pas vrasjes së George Floyd në Minneapolis

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...