Eurodeputeti kërkon llogari: Pse Alex Soros shfaqet me flamurin e BE-së nëpër bisedime politike?

Saturday, 18 November 2023 17:00

Partia në pushtet në Hungari, Fidesz, thotë se do të kërkojë llogari zyrtarisht nga Komisioni Europian në lidhje me bisedimet që po kryen i biri i George Soros, Alex Soros për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Ky reagim vjen për shkak se Alex Soros u shfaq në takimet politike në Ukrainë, në krah të flamurit të Bashkimit Europian. 

Eurodeputeti Balazs Hidveghi tha se pamjet tregojnë se gjatë takimit me kryeministrin ukrainas, Soros qëndronte përpara një flamuri të BE. Kurse kryeministri ukrainas, natyrisht kishte përpara flamurin e Ukrainës.

“Nga kjo gjë, të krijohej ideja se Soros po zhvillonte bisedime në emër të Bashkimit Europian,” tha eurodeputeti.

 
 

“Nuk është gjëja e duhur që një biznesmen amerikan, i pazgjedhur nga askush, të zhvillojë bisedime me qeverinë ukrainase në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE,” tha ai.

Më tej eurodeputeti akuzon edhe Komisionin Europian, duke thënë se anëtarët e tij zhvillojnë konsultime të rregullta me rrjetin e Sorosit.

Vetëm para pak ditësh u publikua një studim, që sugjeron se Alex Soros, i cili ka marrë përsipër perandorinë e babait, është më radikal i ekstremit të majtë se ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...