Trump: Soros po paguan protestuesit që të prishin mitingjet tona zgjedhore

Hënë, 22 Janar 2024 12:24

Një protestues, i cili tentoi të prishë një tubim të Donald Trump në SHBA, u shoqërua nga forcat e sigurisë. Agresori tentoi të ngjitet në skenë ku ishte ish-presidenti.

“Kush është ky? Është një mik?” pyeti Trump.

 
 

Më pas ai u kërkoi forcave të Shërbimit Sekret që ta nxjerrin prej aty.

“Epo tani e dimë që politika po bëhet serioze, kështu që tani e dimë se ne po bëhemi seriozë,” tha Trump, teksa protestuesi po shoqërohej. “Ai është thjesht një person me probleme”.

Kandidati republikan për president tha se protestuesit po i ndërpresin tubimet ‘vetëm se ne po udhëheqim’.

Trump shtoi se miliarderi George Soros po i paguan protestuesit që të tentojnë të prishin mitingjet.

“Mos harroni se kjo ka ndodhur gjatë gjithë kohës. Por tani, me siguri e kupton që jemi në kulmin e sezonit politik. Dhe shumë prej këtyre djemve, meqë ra fjala, paguhen nga Soros. Pra këta njerëz janë ngatërrestarë”.

“Kjo po ndodh për shkak se ne po udhëheqim,” shtoi ish-presidenti.

Trump udhëheq garën jo vetëm mes republikanëve, por edhe në nivel kombëtar përballë rivalit të mundshëm, Joe Biden.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...