Analiza e BBC-së: Dhuna është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme

Hënë, 29 Janar 2024 13:00

Nga Hugo Bachega, BBC

Ishte pothuajse e pashmangshme që trupat amerikane do të vriteshin. Që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza, në përgjigje të sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, bazat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar më shumë se 150 herë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Presidenti Biden ka akuzuar ‘grupet militante radikale të mbështetura nga Irani’ në Siri dhe Irak për sulmin e fundit, nga i cili mbetën të vrarë tre ushtarakë amerikanë në një bazë pranë kufirit Jordani-Siri dhe u zotua se do të përgjigjet.

Tani vëmendja është se si do të duket kjo përgjigje. Deri më tani, forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara hakmarrëse në Irak dhe Siri, të cilat nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë sulmet. 

Ky zhvillim dramatik tregon se si dhuna është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesmë në mes të luftës në Gaza.

Përveç sulmeve në Irak dhe në Siri, rebelët Huthi në Jemen kanë shënjestruar anijet tregtare në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, duke sjellë si pasojë sulme hakmarrëse nga SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera.

Këtu në Liban, Hezbollahu ka sulmuar pothuajse çdo ditë pozicionet në veri të Izraelit. Të gjithë këta lojtarë mbështeten nga Irani, një pjesë e tij e quan ‘Boshti i Rezistencës’.

Irani tha se nuk ishte i përfshirë në sulmet në Jordani. Presidenti Biden ndërkohë do të përballet me presion për të dhënë një reagim të fortë dhe disa nga kritikët e teij republikanë po bëjnë që tani thirrje për sulme mbi vetë Iranin.

‘Godit Iranin tani, goditi ata fort’, tha senatori Lindsey Graham. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë, pasi Shtëpia e Bardhë është përpjekur të ndalojë një konflikt më të gjerë në rajon. Një reagim i madh ushtarak, i cili mund të ketë pasoja të paparashikueshme, është diçka që presidenti Biden dëshiron ta shmangë me çdo kusht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...