Fitoi zgjedhjet në Karolinën e Jugut, Trump: Kurrë nuk e kam parë Partinë Republikane kaq të bashkuar sa është tani

Diel, 25 February 2024 14:08

Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut të shtunën, duke mposhtur lehtësisht ish ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley në shtetin e saj dhe duke konsoliduar më tej rrugën drejt një emërimi të tretë republikan për postin e presidentit.

Zonja Haley po përballet me trysni në rritje për t’u larguar nga gara, por thotë se nuk do të largohet pavarësisht se humbi në shtetin ku ishte guvernatore nga viti 2011 deri më 2017. 

 

Një përballje e re mes zotit Trump dhe presidentit Joe Biden po bëhet gjithnjë e më e pashmangshme. Zonja Haley është zotuar se do ta vazhdojë garën deri më 5 mars, në atë që njihet si Super e Marta, ku pesëmbëdhjetë shtete do të mbajnë zgjedhje paraprake për të zgjedhur kandidatin republikan për president. Por ajo nuk qe në gjendje të zvogëlonte vrullin e zotit Trump në shtetin e saj të origjinës, pavarësisht se mbajti shumë më tepër tubime në kuadër të fushatës dhe argumentoi se aktakuzat kundër zotit Trump do ta pengojnë atë në garën me presidentin Biden.

“Kurrë nuk e kam parë Partinë Republikane kaq të bashkuar sa është tani”, deklaroi zoti Trump në fjalimin e tij të fitores vetëm pak çaste pas mbylljes së votimeve.

Zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut kanë qenë historikisht një qendër e besueshme për procesin e emërimit të kandidatit republikan. Në të gjitha, përveç një rasti, që nga viti 1980, fituesi republikan në Karolinën e Jugut ka vazhduar të jetë kandidati i partisë. Përjashtimi i vetëm ishte Newt Gingrich në vitin 2012.

Zoti Trump dominoi në të gjithë shtetin, madje kryesoi në Qarkun Lexington, të cilin zonja Haley e përfaqësonte në trupin ligjvënës të shtetit. Shumë nga votuesit e Karolinës së Jugut, madje edhe disa që më parë e mbështetën zonjën Haley gjatë kohës së saj si guvernatore, nuk ishin të gatshëm t’i jepnin votën asaj.

“Ajo ka bërë disa gjëra të mira”, tha Davis Paul, 36 vjeç, për zonjën Haley teksa priste zotin Trumpin në një tubim të fundit në Conëay. “Por unë thjesht nuk mendoj se ajo është e gatshme të përballet me një kandidat si Trumpi. Nuk mendoj se shumë njerëz munden”.

Në selinë e zonjës Haley të shtunën mbrëma, mbështetësit tundnin pankartat para një ekrani të madh që shfaqte fjalimin e zotit Trump, duke e bllokuar pamjen. Kjo, natyrisht, nuk e bëri humbjen më pak dërrmuese.

Rreth një orë më vonë, zonja Haley doli në skenë dhe tha se “ajo që pashë sot ishte zhgënjimi i Karolinës së Jugut me drejtimin e vendit tonë. Unë e kam parë të njëjtin zhgënjim në mbarë vendin”.

“Unë nuk besoj se Donald Trump mund ta mposhtë Joe Bidenin”, tha zonja Haley, duke shtuar më vonë se “unë e thashë në fillim të kësaj jave se pavarësisht se çfarë ndodh në Karolinën e Jugut, unë do të vazhdoj të kandidoj. Unë jam një grua e fjalës”.

Donald Trump dhe Joe Biden tashmë po sillen si kandidatë që do të përballen në nëntor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...