Presidenti Bukele sulmon Sorosin: Pse duhet të na imponojë axhendën e tij?

Hënë, 26 February 2024 13:14

Presidenti i El Salvadorit Nayib Bukele sulmoi financierin miliarder George Soros në një aktivitetet jashtë Washington DC, duke e akuzuar për diktim të politikave dhe ligjeve publike.

"Pse mendon ai që ka të drejtë të imponojë axhendën e tij," pyeti ai në konferencën vjetore të Aksionit Politik Konservator të SHBA-së në Maryland. 

 

lBukele ka kohë që është përplasur me Sorosin, duke e fajësuar atë për angazhimin në "përhapjen e ndikimit" në El Salvador përmes Fondacionit të tij të Shoqërisë së Hapur. Ai kishte akuzuar disa botime të krahut të majtë për një fushatë shpifëse kundër tij, fushata që ai pretendonte se financoheshin nga Sorosi.

Bukele thotë se "Në të gjitha vendet e Amerikës Latine ka media dhe ‘gazetarë’ të paguar nga Sorosi. Në realitet, ata nuk janë gazetarë, ata janë aktivistë politikë me një axhendë globale perverse me një qëllim të caktuar."

Pikëpamjet e tij gjejnë jehonë në mesin e shumë konservatorëve në Amerikë, të cilët vlerësojnë qëndrimin e tij të ashpër ndaj krimit, tha BBC.

Edhe Elon Musk ka akuzuar Sorosin se ka ndikuar në emërimin e prokurorëve të butë të qarqeve, duke përkeqësuar kështu problemin e krimit.

Bukele ka goditur bandat kriminale në vendin e tij, duke burgosur qindra dhe duke i mbajtur brenda pa gjyq. Ai i ka kërkuar presidentit të ardhshëm të SHBA-së që të "kapërcejë forcat e errëta" që ai pretendonte se po përpiqeshin të merrnin nën kontroll vendin. Shumë qytete amerikane po rrënohen dhe "janë kthyer në vende ku krimi dhe droga janë bërë normë e përditshme".

"Sa të rinj keni humbur në rrugët e Filadelfias apo San Françiskos nga fentanili", pyeti ai, "a mund ta imagjinoni se si do të jemi pas 5, 10, 15 vjetësh?"

Ai fajësoi "elitat globale" për kalbëzimin, duke i përshkruar ato si një armik shtypës me pushtet mbi median dhe politikën. BBC raportoi se vetë Bukele është kontrovers, pasi u rizgjodh për një mandat të dytë si president këtë muaj pasi e mbushi gjykatën kushtetuese me mbështetësit e tij. Kushtetuta e El Salvadorit nuk lejon mandate të dyta për presidentë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...