Horoskopi për sot,19 qershor 2018

Tuesday, 19 June 2018 07:57

Dashi

Merrni pak kohë për t’u menduar mbi mundësitë e reja profesionale, që ju janë ofruar. Më mirë të mos merrni vendime bazuar mbi entuziazmin momental. Nëse vazhdoni të mos ndiheni në lartësinë e duhur në disa situata, ashtu do të dalë me të vërtetë. Me shumë optimizëm!

Demi

Të kënaqur me surprizat e dhuruara nga Jupiteri që bashkëvepron me Uranin do të jeni shumë aktiv. Sot me të vërtetë do t’ia kaloni bukur! Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja, mbi të gjitha preferoni shkencën dhe matematikën.

Binjakët

Plutoni parashikon vështirësi. Do të ndiheni nën trysni nga një sërë angazhimesh që do të keni. Do të shfaqen rivalitete dhe konkurrenca. Në familje pritet shumë nga ju dhe kjo ju vendos në vështirësi, duke bërë që të mos jeni tolerant.

Gaforrja

Sot jeni të dashur dhe të shoqërueshëm dhe do të keni raporte më të mira me familjarët dhe miqtë. Dhe me Uranin që ju favorizon, do të tejkaloni vështirë që do t’ju dalin. Për ata që janë beqarë, pritet të ketë një takim që do t’ju ngjallë emocione të mëdha.

Luani

Gjatë ditë së sotme nuk do të jeni në humor të mirë. Do të kundërshtoni çdo gjë që ju thonë, por mos e ekzagjeroni. Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.

Virgjëresha

Jupiteri, që ju favorizon, bëhet zëdhënës i lajmeve të mira, ftesa dhe risi të këndshme. Do të ndjeni emocione të këndshme të papërshkrueshme. Do të bëni disa ndryshime në shtëpi dhe gjithçka do të jetë edhe më e bukur se më parë.

Peshorja

Mos e lini t’ju ikë një mundësi të bukur takimi për shkak të bindjes se nuk u përshtateni mjediseve të caktuara. Sigurisht që jeni i përshtatshëm. Provojeni që të besoni. Do të rropateni për të gjetur një ekuilibër midis lirisë vetjake dhe punës, por në fund do t’ia dilni.

Akrepi

Bashkëveprimi i Plutonit me Uranin do t’ju nxisë të shfrytëzoni sugjerimet që merrni dhe do t’ju shtyjë të shprehni krijimtarinë tuaj. Në dashuri do të përjetoni atë ndjesi intimiteti dhe përkatësie që ju emocionon e që ju dhuron qetësi.

Shigjetari

Ditën e sotme do të jeni autoritarë dhe konkretë. Por, për shkak të kundërshtive të vogla, do të përjetoni momente të mira e të këqija. Dorëzohuni përpara fakteve, zemra ju rreh fort për një person të veçantë, që deri më tani e keni shpërfillur.

Bricjapi

Bashkimi i Hënës me Saturnin do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë, por për fat, humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë.

Ujori

Është dita e duhur për të kaluar momente të mira jashtë qytetit me miqtë. Dikush do t’ju bëjë të ëndërroni, do t’ju marrë për dore dhe do t’ju çojë në ‘vende’ të shpirtit që nuk i keni njohur më parë. Kjo është mundësi e mirë për të gjetur personin e zemrës.

Peshqit

Së bashku me Uranin, Mërkuri premton mrekulli. Është qershia mbi tortë për ata që duan të përballen me një detyrë të rëndësishme në punë apo një provim. Jeni i kthjellët në mendime dhe keni një vizion të qartë për të ardhmen. Do ta doni atë që është risi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...