×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Parashikimi i yjeve për javën e parë të tetorit

Hënë, 01 October 2018 15:16

Lexoni jo vetëm shenjën tuaj por dhe shenjën e Horoskopit tuaj, për shembull një person i lindur në 5 shtator 1982 dhe ora 10:45 duhet të lexoj Virgjëreshën (shenjën, në bazë të datës së lindjes) dhe Akrepin, horoskopin e tij që ka të bëj me orën dhe vendin e lindjes.

Fillon një periudhë më me stabilitet përsa i përket interesave ekonomike dhe ekonomisë në përgjithësi, e cila do të zgjas deri në prill. Kuptohet bëhet fjalë për bankat, aleancat ekonomike, shoqëritë e mëdha, pra flasim në nivel botëror dhe sigurisht do të ndikoj pozitivisht dhe në nivel personal. Gjatë kësaj jave, ditë më të vështira do të jenë e marta dhe e mërkura gjatë të cilave mirë është të shmangni marrëveshjet ekonomike dhe diskutimet serioze. Të shmangim sjelljet egoiste dhe të mos imponojmë idetë tona, por të përfitojmë nga ditët për të bërë kërkimet që na interesojnë. Në 5 tetor Venusi fillon kursin e saj retrogradë duke na sjellë pengesa në sferën sentimentale dhe financiare. Shumë prej jush do të shihni një dashuri nga e kaluara të kthehet tek ju apo ju të ndjeni nevojën dhe të ktheheni tek një marrëdhënie të së kaluarës. Shmangni tendencat e xhelozisë si dhe nevojën për sundim dhe kontroll në marrëdhëniet tuaja, duke mos harruar që të gjitha këto janë burim i pasigurisë tuaj.

DASHI

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do t’ju preokupojnë që në fillim të muajit. Mos hyni në bisedime serioze për çështje ekonomike dhe pune në datat 2 dhe 3 tetor. Pas datës 5 dhe deri në fund të muajit një person nga e kaluara me të cilin kishit lidhje mund të rikthehet. Pasiguria juaj dhe nevoja për të mos qenë vetëm mund të ndikojnë në vendimin për t’u kthyer sërish në një marrëdhënie të së kaluarës. Në fushën ekonomike bëni një programim më të mirë duke shmangur shpenzimet e tepruara. Mos hyni në marrëveshje të reja me bankat dhe mos merrni kredi bankare, por mund të rregulloni çështje të së kaluarës në lidhje me bankat, tatimet apo çështje të pronës.

DEMI

Duke filluar që tani dhe deri në prill do të keni përpara gjithë kohën për të menduar dhe vendosur për ndryshimet që doni të bëni në jetën tuaj dhe në lidhje me të tjerët. Të hënën dhe të martën përpiquni të jeni të rregullt dhe të zbatoni kodin ligjor si në punë ashtu dhe në rrugë. Nga data 5 tetor do të mendoni se gjërat kanë filluar të mos shkojnë ashtu siç duhet, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Disa prej jush mund të ktheheni në marrëdhënie të kaluara, ndërsa ju të tjerët do të hasni pengesa dhe do të rishikoni marrëdhëniet ekzistuese.

BINJAKËT

Fillon për ju një periudhë gjatë të cilës jeta juaj e përditshme do të jetë më e qetë dhe pa shumë të papritura, e cila do të zgjas deri në fund të prillit. E marta dhe e mërkura janë dhe për ju ditë me një farë vështirësie, prandaj mos hyni në marrëveshje dhe diskutime pasi nuk do të ngeleni të kënaqur dhe psikologjia juaj nuk do të jetë në formë të mirë. Në sferën ekonomike do të keni disa vështirësi prandaj mos shpenzoni atje ku nuk duhet dhe mos e teproni me fëmijët. Nga data 5 dhe deri në fund të muajit mund të keni probleme të vogla në punë apo në jetën tuaj të përditshme, por janë të parëndësishme. Shikoni jetën me optimizëm.

GAFORRJA

Vëmendja juaj përqendrohet në çështjet e familjes dhe shtëpisë, pasi nuk do të mungojnë problemet dhe keqkuptimet. Prandaj mos dëgjoni njerëzit e ambientit familjar dhe shoqëror, të cilët japin mendime pa i pyetur dhe mund të bëhen shkak për të pasur mosmarrëveshje me bashkëshortin/en tuaj. Nga data 5 tetor ju jepet mundësia të ktheheni tek një dashuri nga e cila jeni larguar kohët e fundit. Ndërsa ju të tjerët që jeni në një lidhje do të ndjeni pasiguri dhe do të keni kërkesa dhe pretendime që do të bëhen shkak për probleme në marrëdhëniet tuaja.

LUANI

Nuk është e lehtë për të ekuilibruar të gjitha fushat e jetës, por sektori i familjes, në veçanti, do të vazhdojë t’ju shqetësojë duke sjellë në dritë çështje nga e kaluara. Madje ekziston mundësia të keni një vizitor, që mund të qëndrojë pak gjatë dhe t’ju prish qetësinë që keni nevojë, pasi jeni të lodhur gjithë këtë periudhën e fundit. Megjithatë do të thoja se duke filluar që tani dhe deri në fund të prillit, do të gjeni ritmin e jetës duke u qetësuar nga problemet që kishit si në fushën profesionale ashtu dhe në atë personale. Shmangni keqkuptimet në ambientin e punës të martën dhe të mërkurën. Një dashuri nga e kaluara do të dalë përsëri në skenë pas datës 5 tetor, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës

VIRGJËRESHA

Jeni veçanërisht të preokupuar me sektorin financiar, pasi pavarësisht nga rritjet që keni, detyrimet tuaja shtohen duke ju krijuar një ndjenjë pasigurie. Mirë është të mos bëni shpenzime të tepruara të martën dhe të mërkurën në çdo drejtim, madje dhe për fëmijët. Për të gjithë ju që keni biznesin tuaj shmangni kontratat dhe investimet këto dy ditë. Duke filluar që tani dhe deri në prill keni gjithë kohën përpara të hetoni marrëdhëniet tuaja dhe t’i vlerësoni në mënyrë realiste pa u nxituar dhe bërë gabime që mund t’ju kushtojnë më pas. Ndërsa ju të tjerët që jeni në kërkim të dashurisë do të njihni një person me të cilin situata nuk do të jetë dhe kaq e lehtë. Pas datës 5 tetor bëni një kontroll apo servisin e duhur makinës për të shmangur defektet dhe problemet që mund t’ju nxjerr në rrugë.

PESHORJA

Fillon për ju një periudhë, e cila do të zgjas deri në prill dhe gjatë së cilës mund të vendosni në vijë shumë çështje ekonomike që i keni lënë pezull dhe duan zgjidhje. Përfitoni nga mundësitë që do t’ju jepen për shfrytëzimin e pasurisë së patundshme me qëllim përmirësimin e të ardhurave tuaja. Përsa i përket periudhës nga data 5 tetor deri në fund të muajit do të keni vonesa në sferën financiare kështu që shmangni shpenzimet e tepruara dhe bëni një programim të mirë. Mos hyni në marrëveshje apo biseda serioze me interesa profesionale dhe ekonomike në datat 2 dhe 3 tetor.

AKREPI

Deri tani po kalonit një periudhë shumë intensive pa qetësi dhe me shumë probleme, ndoshta dhe me anulime në momentin e fundit. Tashmë fillon një periudhë e cila do të zgjas deri në prill dhe do t’ju jap mundësinë të krijoni kontakte të rëndësishme dhe me perspektiva. Mos hyni në biseda dhe mos tregoni planet tuaja financiare në 2 dhe 3 tetor, madje dhe me njerëz të besuar. Nga data 5 tetor dhe deri në fund të muajit do të kontaktoni me njerëz nga e kaluara si në fushën personale ashtu dhe në atë profesionale, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Në përgjithësi të gjithë ju do të magnetizoni shumë njerëz rreth jush, mjaft që ju të dini të dalloni dhe të vlerësoni rastet që ju paraqiten.

SHIGJETARI

Fillon për ju një periudhë ku do të ndjeni një stabilitet në sferën financiare, nuk do të jetë fushë me lule, as nuk do të jetë pa probleme, por do të jetë disi më e shtruar dhe e programuar, kuptohet dhe me ndihmën tuaj. Nga data 5 tetor dhe deri në fund të muajit një flirt apo një histori dashurie mund të zhvillohet në ambientin e punës, ndoshta dhe e fshehtë, të jeni të kujdesshëm dhe të mendoheni mirë përpara se të vendosni, pasi situata mund të komplikohet më vonë. Mos hyni në bisedime dhe marrëveshje ekonomike me miqtë tuaj në datat 2 dhe 3 tetor.

BRICJAPI

Jeni të preokupuar me veten tuaj dhe të përqëndruar në fushën profesionale, duke u treguar më kërkues se zakonisht. Dëshira për të arritur atje ku doni ju bën të rreptë me gjithçka. Të martën dhe të mërkurën mos bëni biseda në lidhje me planet tuaja profesionale, nuk do të kenë rezultatin e duhur. Në fushën sentimentale do të keni mundësinë të bëni një njohje me një person me fuqi. Ndërsa nga data 5 tetor do të keni një jetë sociale mjaft energjike dhe do të takoni miq që keni kohë pa i parë ose do të përjetoni rikthimin e një dashurie nga e kaluara. Pranoni ftesat që do t’ju bëhen, kaloni bukur por mos prisni gjëra shumë të mëdha.

UJORI

Fillon për ju një periudhë ku do të gjeni qetësinë në krahasim me periudhën e kaluar dhe do të keni mundësinë të vendosni gjërat në vendin e duhur. Në fushën profesionale jeni të favorizuar,  pavarësisht nga pengesat apo problemet e së kaluarës që mund të dalin në sipërfaqe. Mos u jepni rëndësi lajmeve që mund të merrni në lidhje me jetën tuaj personale apo profesionale, të martën dhe të mërkurën. Nga data 5 tetor përpiquni të mos ekspozoni planet profesionale dhe jetën tuaj personale, jo të gjithë gëzohen me sukseset tuaja. Në sferën sentimentale një dashuri nga e kaluara mund të rikthehet, ndërsa ju që jeni në një lidhje mund të keni disa probleme.

PESHQIT

Po kaloni një periudhë ku gjërat shkojnë disi më mirë, veçanërisht në anën ekonomike. Shfrytëzoni shanset që ju jepen, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës, si në fushën profesionale ashtu dhe në atë personale. Premtimet që do t’ju japin të martën dhe të mërkurën mund të jenë të parealizueshme dhe shmangni kontrata apo marrëveshje këto dy ditë, pasi mund të kenë qëllime të dyshimta. Nga data 5 tetor, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës mund të takoni persona nga e kaluara apo të bëni një udhëtim në një vend që keni shkuar dhe herë tjetër dhe ju kishte lënë mbresa të paharruara. Disa nga ju mund të rikthehen në një aktivitet që e kishit lënë për një farë kohe. Gjatë gjithë muajit mund të keni ndihmë nga miqtë apo persona të dashur, por mos u mbështesni vetëm atje se do të ngeleni të pakënaqur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...