×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Një horoskop plot surpriza për fundjavën!

Diel, 21 October 2018 08:22

Dashi

21 Mars - 19 Prill

Programi juaj i ditës së sotme do të jetë i dendur dhe intensiv, por vullneti juaj edhe më i vendosur, s’ka si të jetë ndryshe kur temë është presoni juaj i zemrës. Beqarët do fillojnë të ndjejnë diçka të fortë për një mik.Në planin financiar do dini çfarë hapash të merrni.

Demi

20 Prill - 20 Maj

Mos bëni komente të nxituara edhe pse mund t’ju vijnë spontanisht. Duhet të ruani qetësinë në mënyrë që marrëdhënia juaj në çift të mos dëmtohet. Beqarët do kalojnë momente të mira me miqtë dhe nuk do e ndjejnë nevojën për dikë në krah. Financat nuk do jenë të këqija.

Binjakët

21 Maj - 20 Qershor

Sot nuk do të keni sy për askënd tjetër veçse për personin tuaj të zemrës, ai do të jetë gjithë kohës në mendjen tuaj. Beqarët më mirë të presin edhe disa ditë për të bërë ndryshime. Në planin financiar yjet nuk do ju braktisin asnjë moment.

Gaforrja

21 Qershor - 22 Korrik

Do të mbeteni shumë të surprizuar nga rrëfimi i dashurisë që do ju bëjë partneri/ja. Mos e gjykoni, por lëreni që të “shfryhet” dhe të tregojë se çfarë do. Beqarët më në fund do e gjejnë personin e tyre të ëndrrave dhe jeta do ju marrë kthesën. Me financat duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

Luani

23 Korrik - 22 Gusht

Kjo javë nuk ka qenë e lehtë për ju, por më në fund gjërat duket se do të ndryshojnë përsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Gjeni kohë për të qetësuar veten dhe partnerin/en. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjëri nuk do ju duket interesant. Buxheti do vazhdojë të jetë delikat.

Virgjëresha

23 Gusht - 22 Shtator

E sotmja do të jetë një ditë përgjithësisht e qetë. Gjatë pasdites do të arrini të shmangni një gabim, ndërsa për të përmirësuar mbrëmjen shfrytëzoni duke e kaluar përkrah njeriut të zemrës. Beqarët do kenë një ditë të ngarkuar me takime. Financat do varen nga mënyra se si i menaxhoni.

Peshorja

23 Shtator - 22 Tetor

Sot do të jeni një vullkan plotë me ide dhe për partnerin/en nuk do të jetë e lehtë që t’ju rri mbrapa. Por gjithsesi ju mos u ndalni nga asgjë dhe ndiqni inspirimet tuaja. Beqarët do bëjnë disa takime, por asnjë nga personat nuk do ua mbushë mendjen. Financat do dini si t’i menaxhoni.

Akrepi

23 Tetor - 21 Nëntor

Ju duhet të ndryshoni menjëherë sjellje e sidomos në drejtim të besimit ndaj personit tuaj të zemrës. Në vend që ta bëni më shumë pas vetes po e largoni dita ditës. Beqarët do jenë të hapur ndaj takimeve të reja dhe madje do pranojnë edhe ftesa për aventura. Në planin financiar ka ardhur momenti për marrjen e masave.

Shigjetari

22 Nëntor - 21 Dhjetor

Do të jetë një ditë ideale për të dashuruarit të cilët falë ndonjë organizimi do të kalojnë çaste të bukura dhe momente romantike përkrah njeri-tjetrit. Beqarët duhet të bëhen gati për ndryshime të mëdha në jetën e tyre sentimentale. Financat janë të mira.

Bricjapi

22 Dhjetor - 19 Janar

Bëni kujdes që të mos jini të bezdisshëm ndaj partnerit/es, njohja juaj nuk është shumë e thellë, ndaj merrni në konsideratë faktin që mos të prishni atë që keni ndërtuar. Beqarët nuk do arrin ta bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë. Financat janë delikate, tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Ujori

20 Janar - 18 Shkurt

Mos jini keqdashës në interpretimin e sjelljes së personit që e doni shumë. Mundohuni ta gjeni lumturinë tuaj në gjëra të vogla. Beqarët do realizojnë takime të shumta, por për asnjërin nuk do i rrahë zemra. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet që mos të përballeni me pasojat.

Peshqit

19 Shkurt - 20 Mars

Ndryshoni programet tuaja të zakonshme dhe eksperimentoni diçka të re sot duke kërkuar edhe bashkëpunimin e partnerit/es. Nuk do të zhgënjeheni. Beqarët do jenë joshës dhe bindës, kështu do i distancojnë shpejt rivalët. Në planin financiar tregoheni të kujdesshëm me menaxhimin që mos të hasni probleme më vonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...