Horoskopi ditor, e hënë 22 prill 2019

Hënë, 22 Prill 2019 08:15

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kalimi tranzit i Mërkurit dhe Venusit do të ndikojë pozitivisht në të gjitha projektet tuaja gjatë gjithë kësaj dite. Të reja interesante parashikohen për gjithë ata që bëjnë një punë të pavarur. Hapet një fazë e ndjeshme rikuperimi, edhe sa i takon ndjenjave.

Demi

Hapet një fazë e rëndësishme për gjithë të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen ndryshime të bujshme, dhe për ju që e keni të vështirë që të përshtateni me situata të reja, do të hapet një qiell i ri. Nëse ka histori të luhatura, kjo e hënë parashikon konsolidimin e tyre.

Binjakët

Parashikohet një ditë e mbushur me tension dhe nervozizëm. Edhe situata ekonomike nuk do të jetë e lehtë. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes sa i takon formës fizike.

Gaforrja

Kjo e hënë do të nisë në mënyrë tejet harmonike. Hëna do të ketë ndikim negativ tek të lindurit e kësaj shenje, duke ju përballur me ndonjë moment vështirësie. Parashikohen sqarime të bujshme.

Luani

Më në fund do të shijoni një kënaqësi që e prisnit prej kohësh. Jo çdo gjë do të varet nga ju, megjithatë situatat do të jenë të favorshme. Nëse keni për tu përballur me një situatë që ju tensionon, bëni mirë të mos e zvarrisni më tej.

Virgjëresha

Kjo fillim javë do të jetë e mbushur me konfuzion. Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë një moment sikleti dhe idetë nuk do ti kenë shumë të qarta, duke bërë që të çorientohen. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi kjo e hënë do të jetë e ngarkuar.

Peshorja

Java do të nisë mjaft mirë dhe me një grinte e cila do ju frymëzojë. Mund ta shfrytëzoni ndikimin e favorshëm të yjeve, për sqarime në dashuri, pas një faze të mbushur me kaos. Do e keni të vështirë që të menaxhoni një lidhje të krijuar prej pak kohësh.

Akrepi

Po jetoni një fazë pozitive në sajë të ndikimit të yjeve, ku do të jeni në gjendje që ti kuptoni gjërat shumë kohë më parë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të hasni në pengesa, por do e keni një as nën mëngë. Sa i takon ndjenjave do të jetë një periudhë neutrale.

Shigjetari

Yjet do të kenë ndikim pozitiv në shenjën tuaj. Megjithatë në pjesën e dytë të ditës mund të ketë momente tensioni, për shkak të pranisë së Marsit, i cili do të vendosë nën presion rezultatet pozitive. Ndikimi i favorshëm i Hënës do të rizgjojë pasionin.

Bricjapi

Java nuk do të nisë në ritmin e duhur, sidomos për shkak të raporteve me të tjerët. Situata paraqitet kritike edhe sa i takon ndjenjave, shkruan noa.al. Do të jeni në kërkim të konsolidimit të një raporti, dhe jeni në pritje të disa përgjigjeve.

Ujori

Do të jetë një periudhë e mbushur me ndryshime sa i takon sferës profesionale. Fillim java do të jetë e rëndësishme, edhe për të kuptuar se cilën rrugë duhet të merrni. Problemi juaj është se duhet të zgjidhni një problem që ka të bëjë me punën. Hëna do ju karikojë me energji dhe do të favorizojë raportet ndërpersonale.

Peshqit

Do të nisë dukshëm një fazë nën ritmin e duhur. Mund të haseni me polemika në familje ose në raporton në çift. Gjithashtu mund të bëheni pishman lidhur me një vendim që keni marrë së fundmi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...