Horoskopi, 3 korrik 2019

E mërkurë, 03 July 2019 08:16

Gjatë kësaj dite do bëni më shumë përpjekje për të ecur para dhe keni për t’ia dalë mbanë me sukses.  Autoriteti që keni do iu ndihmojë pamasë. Ju të dashuruarit do jeni më të hapur dhe do diskutoni me partnerin për gjithçka. Marrëdhënia me të ka për të qenë tejet delikate. Kujdes! Ju beqarët nuk do keni dashuri me shikim të parë, megjithatë nuk do mungojnë disa njohje interesante. Në punë, pavarësisht situatave te ndërlikuara që mund t’iu dalin, do arrini të kaloni gjithçka. Në planin financiar nuk do arrini dot vetë ta stabilizoni situatën prandaj duhet të kërkoni ndihmë nga të afërmit ose nga miqtë.

Demi

Venusi dhe Hëna do ua bëjnë këtë ditë fantastike. Do ndiheni për mrekulli dhe plot besim në vetvete. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e shkëlqyer. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe për çdo gjë do merreni vesh për mrekulli. Ju beqaret duhet t’i bëni sytë katër sepse personi i duhur mund të kalojë pranë jush në momentin që më pak e prisni. Sipas Dritare.net, në punë do keni aftësinë t’i bindni shefat për ato që doni të bëni dhe do vazhdoni para. Do jeni profesionistë dhe këmbëngulës. Për buxhetin duhet të përkujdeseni edhe më tepër në mënyrë që gjendja të përmirësohet.

Binjakët

Jeta juaj do jetë shumë interesante sot. Mund të merrni disa ftesa që nuk duhet t’i refuzoni. Për ju të dashuruarit pritet një ditë e mbushur me ngjyra të shumëllojshme. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të cilat do iu nxitin ta dashuroni akoma më tepër jetën. Ju beqarët do ndihmoheni nga Venusi dhe mund të gjeni persona vërtet interesantë. Në punë, nëse punoni në grup, keni për të pasur më shumë përfitime. Mbajini larg kolegët hipokritë sepse vetëm probleme kanë për t’iu sjellë. Në planin financiar do keni vështirësi të vogla, por që do kalojnë shpejt.

Gaforrja

Nëse nuk tregoheni të logjikshëm gjatë kësaj dite keni për të humbur shumë. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të qartësoni sa më parë idetë që keni në kokë në mënyrë që të ndiheni më të qetë. Ju beqarëve do iu rrahë zemra shumë fort për një person të cilin sapo e keni njohur. Mirë është t’ia shprehin pëlqimin, por jo të hidhni hapa të nxituara. Në planin profesional, projektet që keni nisur mund të marrin një drejtim mjaft pozitiv. Do keni më shumë besim tek aftësitë tuaja dhe nuk do ndaleni. Në planin financiar nuk duhet kurrsesi të ndërmerrni rreziqe sepse mund të mbeteni pa para.

Luani

Gjatë kësaj dite do ecni para në çdo plan. Dinamizmi dhe këmbëngulja do jetë pikat tuaja më të forta. Ju të dashuruarit do jeni shumë bashkëpunues me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do ndiheni si nëpër ëndrra në disa momente. Ju beqarët do i zgjidhin një e nga një të gjitha konfliktet që keni pasur në punë dhe do ndiheni gati tashmë të mendojnë edhe për dashurinë. Sot do ketë disa njohje. Në punë do filloni disa projekte të reja të cilat kanë për t’iu bërë edhe më të njohur në profesionin që keni zgjedhur. Në planin financiar duhet ende të tregoheni tejet të matur.

Virgjëresha

Do jeni paksa të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund të veproni pa qenë plotësisht të bindur. Ju të dashuruarit mund të bëni plane për martesë ose për fëmijë. Në çdo moment keni për të përjetuar emocione dhe kënaqësi të forta. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët do preferoni të joshni dhe të flirtoni, por jo të hidhni hapa më tej. Në punë do bëni mirë ta dëgjoni zërin tuaj të brendshëm sepse keni për të dalë të fituar. Financat nuk do jenë aspak në gjendjen më të mirë kështu që në disa momente mund të gjendeni edhe në vështirësi.

Peshorja

Në disa momente do ndiheni nervozë gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini të shpreheni si e ndieni. Nëse keni një lidhje, dialogu dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj jave. Nuk do keni asnjë lloj debati me partnerin, përkundrazi mund të kaloni edhe më shumë momente pasionante. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat dhe do realizoni disa takime interesante. Në punë gjërat do ndjekin ritmin e duhur. Nëse do ju duhet të bëni zgjedhje, mendohuni mirë fillimisht në mënyrë që mos gaboni. Për një buxhet më të mire duhet t’ua vini veshin më shumë këshillave që do iu jepen.

Akrepi

Në përgjithësi dita e sotme do jetë optimiste dhe e thjeshtë. Nuk do keni ankesa të mëdha. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë normale. Nuk do përjetoni emocione të forta, por të paktën nuk do keni debate apo zënka që t’i mërzitni. Ju beqarët nuk do jeni të gjithë me fat dhe mund të vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Nëse në punë ju detyrojnë të merrni një pozicion të ri, pranojeni pa u menduar gjatë. Do dilni të fituar edhe pse sot nuk do ju duket ashtu. Për menaxhimin e financave duhet t’ua vini veshin më shumë këshillave të familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Shigjetari

Matini mirë fjalët që do thoni gjatë kësaj dite sepse papritur situata mund t’iu ndërlikohet tej mase. Për ju që keni një lidhje Plutoni do ketë ndikim shumë të madh. Nëse keni kohë që debatoni dhe nuk kuptoheni mund të mendoni edhe për një ndarje përfundimtare. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta ka për t’iu ndryshuar njëherë e mirë. Në punë duhet të bëni shumë kujdes. Një fjale e gabuar në momentin e papërshtatshëm do shkatërrojë gjithçka që keni ndërtuar. Edhe në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Mund t’ia lejoni vetes edhe disa shpenzime më tepër.

Bricjapi

Mundohuni të jeni më të hapur sot dhe më tolerantë, përndryshe do dilni të humbur. Ju të dashuruarit do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe në disa momente do mundoheni edhe ta kontrolloni atë. Ky do jetë një gabim i madh i cili do e acarojë edhe më tepër atmosferën. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit dhe do i refuzoni ftesat. Në punë do e dini shumë mirë se çfarë dëshironi kështu që keni për të arritur edhe më lart. Do arrini edhe të mblidhni frytet e mundit që keni harxhuar. Financat do i keni më tepër kujdes dhe nuk do ndodhë asnjë tronditje.

Ujori

Përgatituni për disa ndryshime gjatë kësaj dite madje edhe në fusha që nuk i keni menduar. Ju të dashuruarit do jeni shumë të përgjegjshëm dhe do i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që iu kishin dalë më herët. Në mbrëmje do jeni të qetë dhe do dashuroheni me më shumë pasion. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shpëtoni dot një dashurie me shikim të parë. Në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur disa kolegë t’iu thonë se po gaboni. Më mirë se ju nuk e di askush tjetër çfarë duhet bërë. Në planin financiar do jeni me fat. Do arrini ta stabilizoni gjendjen më shpejt nga sa kishit menduar.

Peshqit

Valë të ngrohta do fryjnë gjatë kësaj dite për ju. Hëna dhe Neptuni do ua bëjnë atmosferën më të këndshme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me surpriza të këndshme. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi që nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Ju beqarët do preferoni të qëndroni edhe pak kohë vetë dhe do i refuzoni ftesat që do iu bëhen. Në punë mos e vrisni mendjen se dikush do ju komentojë vendimet që do merrni. Bëni atë që mendoni si më të logjikshme dhe keni për të arritur rezultatet e menduara. Buxhetin do arrini ta stabilizoni me pak mundim dhe ndihmë nga të afërmit.

Modifikuar më E mërkurë, 03 July 2019 08:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...