Parashikimi i yjeve për sot, e enjte, 26 shtator 2019

E Enjte, 26 September 2019 08:03

DASHI

Ju mund të mos keni dëshirë të coheni nga krevati sot. Madje, po mendoni që të tjerët të kujdesen për punën vetë dhe ju të rrini në shtëpi për tu qetësuar. Fatmirësisht, e keni mundësinë për ta bërë këtë, prandaj nuk do ketë asnjë problem nëse do e kaloni gjithë ditën në krevat.

DEMI

Dita e sotme do jetë e shkëlqyer. Ju do të keni shumë energji dhe puna me stafin do të ecë shumë mirë. Në ditët e sotme, ësthë e vështirë të gjendet dikush si ju, prandaj mos u surprizoni nëse merrni një vlerësim.

BINJAKËT

Dy muajt e fundit keni patur shumë fat dhe për këtë nuyk ka asnjë dyshim. Duket se drejtimi i fatit po ndryshon pasi dicka nuk shkon në jetën tuaj të përditshme. Për momentin, yjet do ju vënë në vështirësi dhe do ju japin disa mësime që do vlejnë për të ardhmen.

GAFORRJA

Sot do të lexoni libra ose po planifikoni të bëni udhëtime. Nëse dëshironi të shkoni në një udhëtim të gjatë, mos u habisni nëse puna juaj ju dërgon në një aventurë, edhe nëse nuk është pjesë e rutinës tuaj të punës. Mos hezitoni! Bëni mirë të thithni ajrin e një vendi tjetër.

LUANI

Për të siguruar jetësën, nuk është gjithmonë gjëja më e bukur në jetë. Sidoqoftë, të gjithë e dimë se është e nevojshme. Kjo do të ishte një ditë e mirë për të shtuar disa elemente të reja në jetën tuaj. Ndoshta të gjeni një punë që siguron të ardhura dhe është argëtuese në të njëjtën kohë.

VIRGJERESHA

Nëse keni patur probleme në jetën sentimentale gjatë muajve të fundit, me siguri i keni kaluar. Ju keni mësuar shumë gjatë kësaj periudhe. Kështu që nga sot e tutje, nuk do të bini më në të njëjtën “grackë”. Nëse ende nuk keni gjetur partnerin ideal, bëhuni gati pasi këto ditë mund të njihni dikë interesant.

PESHORJA

Nëse nuk jeni personi më i sigurt në botë, hidhni një sy rreth e rrotull dhe shihni gjithçka keni bërë. Ju keni ende shumë ëndrra të paarritshme, por shikoni sa shumë keni realizuar tashmë. Mungesa e vetëbesimit në aftësitë tuaja po ju mban larg. Është momenti për të mësuar vlerën e vetvetes.

AKREPI

Ju mund të njihni persona të rinj në ditët e ardhshme. Dikush në jetën tuaj profesionale mund t’ju ndihmojë që të realizoni disa eksperimente të pazakonta që nuk i keni bërë më parë. Sigurisht që e gjitha kjo do konsiderohet si një eksperiencë tjetër në jetën tuaj, të cilën do ta cilësoni edhe si një aventurë të bukur.

SHIGJETARI

Duket sikur po përpiqni të mposhtni kritikat. Prej disa javësh, i keni dhënë rëndësi të madhe punës që askush të mos kapë gabimet tuaja. Kritikat nga të tjerët nuk ju pëlqejnë pasi nuk keni marrë asnjëherë merita për punën e mirë. Sot do të jeni pak më të cliruar pasi do të merrni disa komplimente.

BRICJAPI

Buzëqeshni, sepse e ardhmja duket premtuese. Ju dukeni tepër kuriozë, gati për projekte të reja. Ndoshta kjo do të shtojë pak argëtim në jetën tuaj sentimentale. Ka një shumëllojshmëri eksperiencash që janë në pritjen tuaj, kështu që bëhuni gati të jepni maksimumin!

UJORI

Kohët e fundit, nuk keni ndjerë shumë kënaqësi. Madje ju është dukur sikur keni vrapuar për të kapur mundësi të reja, por keni qëndruar në vend. Dita në vijim do sigurojë disa lehtësime dhe do ju japë mundësi të vërteta.

PESHQIT

Ju jeni shpesh të preokupuar për njerëzit e tjerë dhe për këtë do të vlerësoheni sot. Në rrethin familjar, ju mund të duhet të mbyllni plagët e vogla fizike ose psikologjike të të gjithëve. Mos i lini pas dore nevojat tuaja për energji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...