Horoskopi ditor, 19 maj 2018

Saturday, 19 May 2018 07:51

Ky është horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2018

Dashi

Marsi ju dhuron energji për t’ju përkushtuar angazhimeve të përditshme. Ndërsa Urani ju mbështet me ide gjeniale për të lëvizur gjithçka. Do t’ia dilni të nisni një projekt që po e mendoni prej shumë kohësh: rezultatet nuk do të vonojnë.

Demi

Me Mërkurin që ju mbështet, thellohuni në gjërat që ju përshtaten dhe ju interesojnë më shumë, dhe do të rrisni kompetencat tuaja profesionale. Mërkuri bashkëpunëtor do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontin dhe të pasuroni lidhjet me të tjerët.

Binjakët
Nuk është momenti për të marrë vendime të nxituara: para se të lëvizni, mendohuni mirë! Druajtja se mos dilni keq, për fat, do t’ju shpëtojë! Ndikimi i Mërkurit do të bëjë që të jeni jo të qetë, jo të saktë dhe të shpërqendruar. Mundohuni të mos ndikoheni

Gaforrja

Jupiteri ju cakton pak energji dhe burime, pak mundësi konkurrence, pak mirëkuptim shoqëror dhe vështirësi në përmbylljen e kontratave. Me Marsin armiqësor, mund të keni tensione në çështje familjare, që nuk do të jenë shumë të lehta për t’u zgjidhur.

Luani
Të shpërblyer nga Venusi, Marsi dhe Urani krijimtaria e juaj do të jetë më shumë se kurrë e spikatur, qofshit apo jo artist. Do të jeni të suksesshëm në punë. Saturni vazhdon veprimtarinë e vet që ndikon pozitivisht tek ju. Autoritetin dhe besueshmërinë do të keni në ngritje.

Virgjëresha
Për shkak të Neptunit jo të favorshëm ndaj jush, nganjëherë kush ju qëndron pranë mund t’ju duket se ju kundërshton. Kërkoni një bisedë sqaruese. Ndërsa jeni nën ndikimin e Neptunit, mos e merrni çdo gjë për të mirëqenë.

Peshorja
Nëse jeni beqarë, Jupiteri mund t’ju ndihmojë të zgjeroni njohjet dhe të lindin histori të reja. Nëse keni një partner, çlironi pasionin. Me Uranin kundra, duhet të bëni kujdes në çështje dhe negociata që kanë të bëjnë me punën.

Akrepi
Neptuni për ju luan një rol gjithmonë thelbësor dhe ju dhuron intuitën dhe aftësinë për t’u marrë vesh me të gjithë, edhe me heshtje. Mos merrni përsipër shumë angazhime që e dini se nuk keni mundësi t’i menaxhoni. Mësoni të thoni jo.

Shigjetari
Me pozicionimin e Saturnit nuk duhet të ngadalësoni ritmin për të realizuar një projekt me sukses. Ndoshta do t’ju duhet një kohë e gjatë, por ç’rëndësi ka? Jeni në çift. Saturni do t’ju ndihmojë të stabilizoheni dhe të ndërmerrni rrugën e qëndrueshmërisë.

Bricjapi

Pozicioni negativ i Uranit mund t’ju shtyjë të merrni vendime të papritura dhe të bëni ndryshime të rastit. Pa u shqetësuar, jepini zgjidhje të prerë situatave të ndryshme. Nisur nga pozicioni i Marsit, bëni kujdes ndaj ndonjë shqetësimi të shkaktuar nga vrulli i tepërt.

Ujori
Jupiteri ju sjell fatin në anën e juaj, dhe mbi të gjitha, do të bëjë që punët të mos ju marrin shumë kohë nga kënaqësia. Në punë parashikohen bashkëpunime të reja, projekte të reja dhe perspektiva të reja më fitimprurëse.

Peshqit
Nën ndikimin e Hënës që zihet me Saturnin, do të keni keqkuptime të mundshme në familje, e për rrjedhojë një ndjenjë fajësie për çdo gjë pa arsye. Klima e ftohtë ju bën të mbylleni në shtëpi, por angazhime të ndryshme ju shtrëngojnë të jeni në lëvizje.

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 08:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...