9 bibliotekat madhështore në botë

E mërkurë, 27 February 2019 21:57

Karl Lagerfeld: 300 000 libra

Deri më sot, rezulton që Lagerfeldi ka bibliotekën më të madhe me 300 000 tituj, në frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht.


Xhorxh Lukas: +27 000 libra

Në vitin 1978, Xhorxh Lukas hapi Bibliotekën Kërkimore Lucasfilm, që tani ndodhet në shtëpinë e tij, në fermën Skajuokër. Përveç 27 000 librave, koleksioni ka mbi 17 000 filma, foto, periodikë, etj. Biblioteka e Lukas s’ka qenë kurrë e hapur për publikun, por miqtë e tij, si Sesil DeMil, Alfred Hiçkok, Keri Grent, Klint Istud, Stiv Martin, Edit Hed dhe Çarlton Hestën kishin lirinë të bubërronin në të.


Xhei Uokër: 20 000 libra

Xhei Uokër është i famshëm në fushën e biznesit, si sipërmarrësi që themeloi priceline.com, por në botën e librave është i famshëm për bibliotekën personale: një seksion i tërë në shtëpinë e tij në Konektikat, që ai e quan: “Biblioteka e historisë së imagjinatës njerëzore”. Goxha emër i madh, po shikojeni pak si duket dhe do ta besoni. 


Majkëll Xhekson: +10 000 libra

Mbreti i Popit ishte edhe Mbreti i Librave. Gjatë jetës, Majkëll Xheksoni ishte klient i rregullt i librarive lokale të Los Anxhelosit dhe shitësit tregojnë se i pëlqente shumë seksioni i poezisë, ku preferonte mbi të gjithë Ralf Uolldo Emersonin. 


Ernest Heminguej: + 9000 libra

Thuhet se Hemingueji bridhte me një bibliotekë të vogël me vete dhe blinte rreth 150-200 libra të rinj në vit. Kur u nda nga jeta, biblioteka e tij në Finka Vixhia kishte 9000 tituj, pa llogaritur nja 800 të tjerë, që i kishte lënë në Ki Uest.


Uilliam Rendolf Hërst: +7000 libra

Hërsti kishte dy biblioteka në kështjellën e tij: kryesorja kishte 4000 vëllime, po kishte edhe një të dytë me studime gotike prej rreth 3000 vëllimesh, aq sa, meqenëse nuk gjente më vend për librat, i vendoste ku të mundte.


Tomas Xheferson: 6487 libra

Është e famshme shprehja e Xhefersonit: “Nuk jetoj dot pa libra”. Bibliotekën e tij të parë, Xhefersoni ia shiti Kongresit për 23 950 dollarë. Pas kësaj, ai filloi menjëherë të blinte sërish libra, të cilët prapë i shiti në vitin 1829, për të larë borxhet.


Najxhela Louson: 6000 libra

Shkrimtare për ushqimin dhe personalitet televiziv, Najxhela Louson është këtu në foto para rafteve në shtëpinë e saj në Londër, të mbushur nga dyshemeja, në tavan, me mijëra libra gatimi, por edhe të llojeve të tjera. Libri i saj i preferuar ishte “David Koperfildi”.


Hana Arend: 4000 libra

Koleksioni Hana Arend në Kolegjin Bard, ka më shumë se 4000 vëllime, pankarta dhe pamflete, 900 prej të cilëve erdhën nga apartamenti i saj në Nju Jork, ku jetoi derisa vdiq, më 1975. Të tjera autore që kishin pothuajse kaq libra në koleksionet e tyre private janë Virxhina Ulf dhe Kethërin En Portër.

Burimi: Lit Hub

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...