NASA: "Do të krijojmë oksigjen nga atmosfera e Marsit"

E Enjte, 27 February 2020 10:22

Ulja e njeriut në Mars është një nga projektet më të mëdha të këtij brezi.

Por udhëtimi për në Mars dhe mbijetesa në të, janë dy sfida krejt të ndryshme që duhen përballuar. Sidomos kur ulja në Mars nuk është e vetmja gjë që kërkohet të arrihet, por dhe vendosja e një kolonie aty. Plani përfundimtar është që planeti i zjarrtë të bëhet i jetueshëm, por kjo kërkon qindra vjet.

Robert Lightfoot, Jr, shef-administrues i NASA-s foli për ‘Futurism’: “Eksperimenti i rradhës, Mars 2020, do të pëpiqet të gjenerojë oksigjen nga atmosfera e planetit.”

Ajo që dihet deri më tani nga shkencëtarët është se atmosfera e planetit të kuq është më e hollë se e Tokës. 

Por a është vërtetë e mundur të krijosh oksigjen nga atmosfera e Marsit?
NASA ka pasur plane të tilla që në vitin 2014, kur u publikua për herë të ideja e roverit Mars 2020.  Eksperimenti i njohur si MOXIE përfshin përdorjen e dioksidit të karbonit të gjetur në atmosferën e Marsit dhe kthimin e tij në oksigjen. Oksigjeni më pas do të përdoret jo vetëm për frymëmarrje, por edhe për karburant për nisjen e raketës sërish në Tokë.

Të gjitha këto plane duken shumë larg realitetit, por në  fakt eksperimentet laboratorike tregojnë se është e mundur. Për këtë arsye ky mision është tejet i rëndësishëm.

Plane të tjera për ta bërë Marsin e jetueshëm kanë të bëjnë me ndërtimin e një fushe magnetike rreth planetit apo ndërtimin e një reaktori nuklear.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...