“Forbes” rendit plazhet ideale për verën e 2018-ës

Saturday, 02 June 2018 14:02

“Forbes” identifikon 8 plazhet më të mira të verës për vitin 2018. Kjo listë vjen pas konsultave të realizuar nga ekspertë nga e gjithe bota. Listën e kryeson i ashtuquajturi “plazhi rozë” në Flores të Indonezisë.

Emrin nuk e ka marrë më kot. Ngjyrën e mrekullueshme, kësaj zone ia japin miliona fragmente koralesh të vogla të kuqe, të përziera me rërën e bardhë.

Peizazhi idilik është një prej vetëm 7 plazheve rozë të planetit, e famën e fituar prej rërës së rrallë ia shtojnë edhe ujërat e kristaltë.

I dyti renditet ishulli Pass në Filipine. I gjithë vendi njihet për plazhet e tij, por Passi të lë vërtet pa frymë. Ai konsiderohet “mishërimi i parajsës” dhe nuk ka mizeri njerëzish, ndaj kush shkon mund të shijojë një qetësi absolute.

Kalifornia arriti të bëhet pjesë e listës me plazhin e San Onofres, më i miri sipas “Forbes” për të kaluar të gjithë ditën. Ka çdo gjë që nevojitet, duke nisur nga dushet, vendet e barbekjusë dhe për të apasionuarit nuk mungojnë as dallgët me famë botërore.

Një plazh në Kamerun, Seme ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e ekspertëve me rërën e vet vullkanike dhe pemët e kokosit.

Me ujërat e tij të kaltra nuk mbeti pas as “Paje” në Zanzibar, apo “Cayes” në Belize. I shtati është ishulli Phi Phi i Tajlandës, e renditjen e përmbyll Kendrosi në Greqi, një gji i bukur i rrethuar nga kodra që të kujton shumë, në fakt, Jugun tonë.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 14:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...