×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Buzëqeshja, një ilaç shumë i dobishëm

Premte, 15 June 2018 19:33

 Buzëqeshja, një ilaç shumë i dobishëm

  “Nuk do ta ndërroja kurrë buzëqeshjen e Zemrës sime, as me të gjithë pasuritë e  botës’’  na thotë poeti Halil Gibran.

Sa dituri është përmbledhur në këto fjalë! Sa pasuri e pashfrytëzuar! Në kohën tonë depresive, ku të gjithë qahemi dhe ankohemi  për kaq e kaq probleme ekonomike, sentimentale, familjare profesionale dhe aq të tjera, ilaçi më i mirë, jo vetëm për shpirtin por edhe për trupin thonë ekspertët, është … Buzëqeshja!

Po pse e qeshura është ilaç?

Është vërtetuar shkencërisht, se e qeshura shëron shpirtin dhe trupin tonë, mbron zemrën tonë, forcon sistemin e frymëmarrjes, lufton sidomos depresionin. E qeshura u jep zgjidhje edhe tipave stresues, meqë çdo gjë që na torturon dhe duket e padurueshme, me të qeshurën duket  … qesharake.

Buzëqeshni atëherë! Fort, me gjithë zemër, spontanisht  … për zemrën tuaj dhe jo vetëm! Buzëqeshja sipas shumë kërkimeve shkencore:

  • Forcon mekanizmin mbrojtës të trupit, pasi kur ne qeshim, organizmi ynë lëshon elektrone imuniteti në hundë dhe në sistemin e frymëmarrjes, që e mbrojnë nga viruset dhe mikrobet.
  • I bën mirë zemrës, pasi zgjerohen venat gjakmbajtëse dhe si rezultat theksohet qarkullimi i gjakut dhe shumohet sasia e gjakut tek damarët. Ata që kanë pësuar atak , me vetëm gjysmë ore të qeshur në ditë,  ulet shumë mundësia e të përsëriturit  të atakut të zemrës.
  • Luftojmë stresin, pasi prodhojmë më shumë endorfina, ‘’hormonet e famshme të gëzimit’’.
  • Kapërcejmë lehtë dhembjet, pasi hormonet e mësipërme funksionojnë edhe si qetësues.

Vlen te përmendim  edhe mendimin e psikologëve , të cilët na thonë se : ‘’Më trego të qeshurën tënde, të të them se kush je!’’. Pra konsiderojnë se mund të kuptojmë më mirë karakterin e dikujt nga e qeshura e tij se sa nga një analizë e mërzitshme psikologjike.

Janë dakord gjithashtu se e qeshura ndriçon disa anë të harruara të problemeve tona, përveçse na qetëson . Na tregon rrugën, na ndez dritën, dhe sikur të mos mjaftonin te gjitha këto , për më tepër, na çlodh !

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...