Përkeqësohet moti, ulen temperaturat, priten rrebeshe shiu

Saturday, 23 June 2018 08:00

 Moti në vendin tonë vijon i paqëndrueshëm edhe këtë të shtunë. Sërish priten reshje shiu në formë rrebeshi.

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë. Më të dendura vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës kur priten rrebeshe të shkurtra shiu në ekstremet Veriperëndim – Juglindje ndërsa shira të izoluar në zonat Qendrore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në Veri dhe Qendër por rënie më e lehtë pritet në Jug duke luhatur vlerat termike ditore nga 11 në 28°C.

Era do fryjë mesatare në Jug – Qendër por e fortë në zonat veriore, me shpejtësi 55 km/h nga Verilindja ndërsa në det vijon dallgëzim 1 – 2 ballë në Jug por 2 – 3 ballë në brigjet Veriperëndimore.

Moti për ditën e sotme, e shtunë 23 Qershor 2018 në Europë

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë thuajse të gjithë sipërfaqen kontinentale të Europës; vranësira më të dukshme do të ketë në brigjet Perëndimore të saj.

Por zona të izoluara në Ballkan dhe Europën Qendrore do të kenë edhe rrebeshe të shkurtra shiu.

Modifikuar më Saturday, 23 June 2018 09:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...