Ushqimet që nuk duhet të mungojnë kurrë në kuzhinën tuaj

Premte, 06 July 2018 10:16

Ato nuk janë të reja apo ekzotike dhe nuk zënë gjithmonë titujt e revistave shëndetësore. Por nëse këto ‘superushqime’, gjerësisht të disponueshme, nuk janë në kuzhinë tuaj, do të thotë që ka ardhur koha të bëni një ndyshim.

Hudhra

E njohur  për aftësinë e saj për të larguar vampirët, ajo gjithashtu ndikon në uljen e  presionit të gjakut dhe kolesterolit, madje edhe parandalon ftohjet dhe disa lloje të caktuar kanceresh.

Brokoli

Përmbajtja e niveleve të larta të vitaminës C dhe folatit (acid folik natyror), bën që  kjo perime fibroze të  mund të frenojë kolesterolin dhe trigliceridet, të cilat shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare.

Qepa

Me qenë se është një anëtare e familjes së Aliumit, ajo përmban një antioksidant të fuqishëm anti-inflamator të quajtur quercetin, që redukton presionin e gjakut dhe rrezikun e kancerit.

Domatja

Domatja është fruti me përmbajtjen më të ulët të  niseshtes dhe sheqerit, por e mbushur me fibra, vitaminë C, beta-carotene dhe me një antioksidant të fuqishëm të quajtur likopen. Gatim në vaj ulliri rrit absorbimin e saj.

Spinaqi

Superushqimi i preferuar i Popei Marinarit, ka në përbërje të tij nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, si dhe vitamina A, dhe pothuajse  më shumë hekur se një viç.

Vaj ulliri

Një shtyllë shumë e rëndësishme për kulturën e gatimeve mesdhetare, vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme, i cili shëron sëmundje kardiovaskulare dhe inflamacione të ndryshme. Nuk duhet gatuar, në të kundërt ai do t’i humbasi vlert e tij ushqyese.

Molla

Molla ka në përpbërje të saj nivele të larta antioksidantësh dhe fibrash, të cilat  ndihmojnë në  uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, astmës dhe disa kancereve.

Panxhari

I  pasur me hekur, panxhari mund t’ju bëjë ju të pamposhtshëm nga çdo lloj sëmundje. Ndërkohë, disa studime tregojnë se performanca fizike  përmirësohet ndjeshëm kur njerëzit konsumojnë më shpesh panxharin.

Salmoni

Peshku vajor redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ul  presionin e gjakut dhe lubrifikon  yndyrnat arteriale. Salmoni ka një përbërje të lartë të omega-3, vitaminës D, dhe disa vitaminave B dhe selenit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...

Denoncimi/ Erion Veliaj rriti 2.5 herë tarifën për trajtimin e mbetjeve në Tiranë

Politikë

Denoncimi/ Erion Veliaj rriti 2.5 herë tarifën për trajtimin e mbetjeve në Tiranë

  Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëkohësisht edhe i deleguari politik për Tiranën, Belind Këlliçi gjatë një konference për mediat nga selia blu, ka publikuar për herë të parë dokumentin e...

Pritjes i erdhi fundi! Sot nis “Euro 2024”, ndeshja hapëse Gjermani-Skoci

Sport

Pritjes i erdhi fundi! Sot nis “Euro 2024”, ndeshja hapëse Gjermani-Skoci

      Mbrëmjen e sotme do të nisë kampionati europian “Euro 2024”, me ndeshjen hapëse mes Gjermanisë vendase përballë Skocisë, e cila do të startojë në orën 21:00 në stadiumin “Allianz Arena”...