×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nuk ju pëlqen si vishet partneri? Pa e lënduar, përdorni këto 7 mënyra për t’ia ndryshuar gardërobën

Tuesday, 23 October 2018 11:56

Ndonjëherë në një marrëdhënie në çift, ka disa probleme të vogla të cilat mund të zgjidhen lehtësisht nëse trajtohen me kujdes. Për shembull, nëse nuk ju pëlqen si vishet partneri juaj, mos nxitoni t’i thoni menjëherë të hedhë të gjitha rrobat që ka në garderobë. Ka disa mënyra se si mund ta bëni atë të ndryshojë stil, por gjithmonë duhet t’ia thoni me dashuri dhe takt çdo kritikë që keni për veshjet e tij. Më poshtë lexoni disa këshilla se si ta bëni atë të ndryshojë stil, pa ia lënduar ndjenjat:

Dilni për “shopping” të dy

Nuk është e lehtë të bindësh një mashkull për të dalë për pazar, por është më mirë që të dilni së bashku sesa të shkoni vetëm ju dhe t’i blini çfarë është në gustot tuaja. Bindeni të dashurin të dilni për të blerë disa veshje dhe ndikoni tek ai me mirësjellje për rrobat që pëlqeni. Shmangni këtë mënyrë të shprehurit: “Nuk të shkon fare”, më mirë t’i thoni “ Dukesh më bukur me veshje serioze, për shembull”. Mos e ofendoni.

Përdorni strategjinë e dhuratës

Nëse partneri juaj e urren të dalë për pazar, mos insistoni. Në vend që të blini diçka për vete, bëjini atij një dhuratë. Vendoseni në pozitë duke i thënë se do ishe shumë e lumtur nëse ai do ta vishte këtë dhuratë. Kujdes: Kur të blini dhuratën mendoni çfarë i përshtatet personalitetit të tij, jo tuajit.

Ftojeni në një event ku ai duhet të vishet bukur

Nëse planifikoni të ndryshoni stilin e të dashurit tuaj, do të ishte më e logjikshme nëse i jepni atij një arsye pse të vishet bukur. Ftojeni për darkë në një vend elegant dhe sigurisht ai nuk do të veshë një bluzë të thjeshtë, por do t’i përshtatet ambientit. Me ndihmën tuaj sigurisht ai do të zgjedhë diçka vërtet të bukur.

Ndihmojeni të hedhë disa rroba nga gardëroba e tij

Përpara se të hidhni rrobat e vjetra të partnerit tuaj, sigurohuni që keni blerë disa të reja si alternative. Meshkujt nuk heqin dorë lehtësisht nga rrobat e tyre të preferuara, prandaj ju duhet ta ndihmoni të selektojë ato që do të hidhen. Ju mund të përdorni edhe justifikimin se me ndërrimin e stinëve duhet të ndërrohen edhe rrobat.

Fokusohuni tek masa e tij

Një rrobë në masën e duhur është çelsi i suksesit. Edhe një bluzë e thjeshtë dhe një palë pantallona të zeza mund të duken bukur nëse janë në masën e duhur.

Komplimentojeni për veshjen

Mos harroni të komplimentoni zgjedhjet e partnerit tuaj kur ai vesh rrobat që ju mendoni se i shkojnë. Fjalët pozitive e inkurajojnë, prandaj nëse dëshironi që ai të ndryshojë stilin, niseni me fjalë të mira.

Mos harroni detajet

Detajet mund të ndryshojnë ndonjëherë të gjithë veshjen, prandaj mos i injoroni. Një shami, shall apo kollare mund ta bëjë partnerin tuaj të duket ndryshe nëse vendosen me shije. Mos harroni se edhe këpucët janë shumë të rëndësishme.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...