×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fustanet më të shtrenjta të nusërisë që të famshmet kanë veshur

Tuesday, 23 October 2018 13:28

Padyshim se detaji më i rëndësishëm në ditën e martesës së një femre është fustani i nusërisë.

Me gjithë harxhimet e dasmave esktravagante që kanë bërë, këto të famshme kanë lënë shuma të mëdha parash për fustanet e bardhë, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, ia kanë vlejtur shumat e shpenzuara pasi që fustanet e tyre janë ndër më të diskutuarit e më të pëlqyerit e të gjitha kohëve:

1981: Princesha Diana

Ajo ishte vetëm 20 vjeçare kur u bë nusja më e përfolur në botë dhe ka veshur një fustan me vlerë 12 mijë dollarë, që në këtë kohë do të ishte 31 mijë dollarë. Fustani është punuar nga Elizabeth dhe David Emanuel dhe përbëhej nga një bisht 7.60 metra dhe 10 mijë perlave. 

1999: Victoria Beckham

Victoria njihet për stilin e saj me shumë klas dhe për martesën e saj me David Beckham ajo ka zgjedhur një fustan të Vera Wang që ka kushtuar 100 mijë dollarë. 

2012: Jessica Biel

Ajo është martuar me Justin Timberlake në një fustan me ngjyrë jo të zakonshme. Biel ka veshur në ditën e martesës së saj një fustan rozë ndërsa ai ka kushtuar hiç më pak se 100 mijë dollarë. 

2011: Kate Middleton

Njihet si një nga fustanet më të bukura e më të pëlqyera të nuseve ndonjëherë, e fustani që Kate Middleton ka veshur për martesën e saj me Princin William është punuar nga dizajnerja Sarah Burton dhe raportohet se ka kushtuar 400 mijë dollarë! Një fustan që i është përshtatur ekskluzivisht për mbretëreshën e ardhshme. 

2014: Amal Alamuddin

I dizajnuar nga Oscar De La Renta, fustani i punuar ekskluzivisht për gruan e George Cloney ka kushtuar 380 mijë dollarë. 

2014: Kim Kardashian

Për martesën e saj të tretë, këtë herë me Kanye West, Kim ka veshur një fustan 400 mijë dollarësh të Givenchy, i cili i është përshtatur për mrekulli nuses me forma të mahnitshme të trupit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...