×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Historia që përloti botën/ La një karrige bosh për djalin i cili kishte ndërruar jetë, por do të habiteni se kush ulet aty…

E Enjte, 25 October 2018 16:08

Becky Turney është një grua 40 vjeçe me origjinë nga Alaska që ka jetuar makthin më të keq për çdo prind, pasi djali i saj Triston ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare. Sidoqoftë, përkundër dhimbjes, Becky nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të vazhdonte jetën përpara. Dy vjet pas humbjes tragjike të djalit të saj, ajo vendosi të martohej me burrin e ëndrrave të saj, Kelly Turney. Natyrisht, në këtë ditë shumë të veçantë Becky mendonte për Triston-in në çdo kohë dhe la një karrige boshe vetëm për të, me mesazhin e mëposhtëm yë shkruar mbi të:

“Në ditën e dasmës tënde do të jem në qiell, çfarë mund të bëj?

Unë do të vij në tokë që ta kaloj këtë ditë të veçantë me ju, ndaj më ruani një vend, një karrige boshe. Ju nuk mund të më shihni, por unë do të jem aty!

Por surpriza që kishte bërë Kelly, bashkëshorti, me siguri do ta linte pa fjalë.

Pak minuta para ceremonisë, Kelly-t iu paraqit një djalosh i quajtur Jacob Kilby, ishte 21 vjeç dhe kishte fluturuar nga San Diego vetëm për ta takuar.

Kur Becky e pa, ajo menjëherë ia plasi lotëve, sepse ajo tashmë e dinte se cili ishte ai djalosh.

Dy vjet më parë, kur djali i saj humbi jetën, Becky i dhuroi organet e tij. Ky gjest siguroi që 5 persona të shpëtonin. Një nga këta njerëz ishte Jakobi, i cili në tetor 2015 mori zemrën e Tristonit.

Për shumë muaj, dhëndri i Becky-t ishte përpjekur të organizonte takimin, ai donte një pjesë të djalit të saj në ditën më të rëndësishme të jetës së Becky-t: Zemrën e tij.

Momenti i takimit ishte i papërshkrueshëm emocionalisht. Becky kishte mundësinë për të dëgjuar zemrën e djalit të saj të rrahë përsëri përmes një stetoskopi.

Edhe pse ai nuk mund të ishte i pranishëm, zemra e tij po rrihte aty afër saj. Ishte një moment i mrekullueshëm për nusen dhe të pranishmit.

“Bërtita si një fëmijë. Ishte e pabesueshme ajo që po më ndodhte. Askush kurrë nuk kishte qenë në gjendje të më befasonte në këtë mënyrë”, tregon Becky me entuziazëm.

Jakobi lindi me sindromin hipoplastik të zemrës dhe iu nënshtrua 3 ndërhyrjeve në vetëm dy vjet, para transplantit të tij të parë. Megjithatë, në vitin 2015, zemra e tij filloi të përkeqësohet dhe shumë shpejt pas kësaj pësoi një atak kardiak. Kjo ishte arsyeja që Jacob hyri në listën e pritjes dhe në të njëjtin vit ai transplantoi me sukses zemrën e Tristonit.

Për Beckyn që të dijë se djali i saj mundi të shpëtojë jetën e djalit dhe katër njerëzve të tjerë është e mrekullueshme.

“Ne të gjithë lëmë shenjën tonë në botë, por duke parë se si Tristoni ishte në gjendje të ndryshonte jetën e Jakobit është e pabesueshme. Kjo më bën të ndihem jashtëzakonisht krenare”, ka deklaruar gruaja.

Kelly shpreson se me këtë dhuratë për gruan e tij Becky, ajo mund të bëjë shumë njerëz të vetëdijshëm për dhurimin e organeve.

“Ky është veprimi më altruist që mund të bëhet. Përveç kësaj, ne duhet të inkurajojmë anëtarët e familjes së donatorëve dhe ata që marrin organe për t’u njohur me njëri-tjetrin, sepse mund t’i ndihmojë ata të ndjehen më mirë “, thotë Kelly. Sipas Becky: “Lidhja që krijohet midis familjeve të dhuruesit dhe marrësit zgjat përjetë”.

Nuk është çudi që gjatë martesës së Kelly-t dhe Becky-t askush nuk arriti të mbajë lotët pas takimit emocionues. Humbja e një fëmije është një goditje e tmerrshme ndaj ndonjë prindi, por falë bashkëshortit të saj, Becky mund ta kishte pranë djalin në ditën më të rëndësishme të jetës së saj.

Natyrisht, Jakobi nuk u mendua dy herë kur iu kërkua të merrte pjesë në ceremoni. Kjo familje i dha atij një jetë të re! Një histori e trishtë, por me një fund të lumtur që tregon se në këtë botë ka ende shumë zemra të mira, në çdo kuptim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...