Horoskopi 31 Tetor 2018

E mërkurë, 31 October 2018 08:53

Dashi- Do të jetë një ditë mjaft pozitive për të bërë paqe me personat me të cilët keni debatuar gjatë javëve të fundit. Këshillohet që të jeni më të komunikueshëm dhe të stimuloni kompromiset.

Demi- Duhet të jeni shumë të përqendruar në vendin e punës, pasi edhe shpërqendrimi më i vogël, mund të shkaktojë pengesa.

Binjakët- Bëni kujdes në dashuri, pasi konfuzioni dhe pasiguria shpesh do ju bëjnë shumë impulsiv. Këshillohet që të jeni të drejtpërdrejtë në diskutimet me partnerin/en.

Gaforrja- Kjo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete të cilat do të kërkojnë që të nxirrni në pah kreativitetin tuaj. Këshillohet që të përvishni mëngët dhe të shfrytëzoni në maksimum këtë periudhë për tu shfaqur më aktiv në vendin e punës.

Luani- Në dashuri kjo është një periudhë e cila ju sheh në krizë. Partneri/ja juaj, nuk arrin që të kuptojë nevojat që keni. Këshillohet që të hapeni më shumë.

Virgjëresha- Ky është një moment shumë i mirë për të rimenduar të gjitha vendimet e marra nxitimthi. Do të keni një intuitë të spikatur dhe idetë tuaja do të rezultojnë bindëse dhe interesante.

 Peshorja- Do të jeni të detyruar të rregulloni ndonjë gabim që keni bërë lidhur me bashkëpunëtorët tuaj, por mos u dekurajoni. Në dashuri mundohuni që të jeni më romantik për të rindezur pasionin.

Akrepi- Do të jeni të frymëzuar dhe kjo gjë do të stimulojë krijimtarinë dhe strategjitë tuaja lidhur me projekte të rëndësishme për karrierën tuaj. Megjithatë duhet të mbani parasysh edhe një keqkuptim të mundshëm në dashuri ose në familje.

Shigjetari- Do të hapet para jush një fazë mjaft e rëndësishme për dashurinë dhe ndjenjat. Këshillohet që të jeni ju që të hidhni një hap vendimtar ndaj partnerit/es dhe do të merrni konfirmime të rëndësishme. Këshillohet që me shpenzimet të tregoheni të kujdesshëm.

Bricjapi- Do ta gjeni veten të përfshirë në një çështje urgjente e cila do ju lodhë si nga pikëpamja fizike edhe psikologjike. Këshillohet që të jeni të durueshëm dhe të silleni me diplomaci, në mënyrë që të shmangni tensionet e kota.

Ujori- Nuk do të jeni të kënaqur me disa sjellje të bashkëpunëtorëve tuaj. Nuk ndiheni të vlerësuar plotësisht, ose ndoshta jeni të lodhur nga rregullimi i gabimeve të të tjerëve. Megjithatë mos u dekurajoni, par shkak se vlerësimet janë fare pranë. Fusha e ndjenjave është mjaft e favorshme.

Peshqit- Shmangni tensionet e kota në familje, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të sheshoni çdo keqkuptim. Parashikohen ndryshime të rëndësishme dhe aktivitete të reja. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...