Femrat më të prira të krijojnë varësi ndaj kanabisit

E Enjte, 01 November 2018 12:14

Ditëve të sotme kur kanabisi ka filluar të legalizohet në shumë vende, një studim i ri ka zbuluar se femrat mund të jenë duke e shijuar efektin e kësaj bime më shumë se meshkujt.

Veç kësaj, hulumtimet gjithashtu tregojnë se femrat janë më të prira të krijojnë varësi ndaj kanabisit, për shkak të hormonit të seksit femëror, estrogjenit.

Njëkohësisht, meshkujt janë katërfish më të prirë ta provojnë kanabisin dhe ta përdorin në doza më të mëdha më shpesh për shkak të niveleve të testosteronit.

Por, pavarësisht se femrat e përdorin këtë drogë më, ato janë të parat që e krijojnë varësi.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, për shkak të mënyrës se si kanabisi ndikon te femrat në nivel biologjik, ato janë më të prira të kenë çrregullime me përdorimin e kanabisit.

Hulumtuesit italianë kanë zbuluar se femrat janë më të ndjeshme ndaj efektit të drogës dhe lirimit të kimikaleve të kënaqësisë në tru gjatë përdorimit.

Përndryshe, ekspertët kanë konstatuar se 10% e përdoruesve të rregullt të kanabisit bëhen të varur nga kjo drogë.

Rreziku për ta krijuar këtë varësi është shumë më i lartë nëse filloni ta përdorni drogën në vitet e adoleshencës apo nëse e përdorni çdo ditë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...