Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Diel, 18 November 2018 19:49

Mbrëmjet e së dielës janë totalisht relaks për t’u marrë me veten. Pra, nëse gjatë ditës ke qenë në plazh apo edhe duke takuar miqtë, që të ndihesh e freskët të hënën në mëngjes, duhet të merresh me veten.

Para se të fillojë një javë tjetër me stres, merr të gjithë kohën për të përkëdhelur pak veten.

Provo fillimisht një maskë qetësuese për fytyrën, e cila është mjaft e thjeshtë, aq sa kur të zgjohesh, nuk do ta njohësh veten.

Maskë relaksuese

Përbërësit:

Tetë deri në 10 gjethe spinaq,

Një gjysmë banane dhe disa pika vaji avokado

Përdorimi: Përzieji të gjithë përbërësit në një blender. Vendos masën e mjaftueshme në fytyrë, aq sa mund të përhapet me lehtësi në mënyrë të barabartë në të gjithë fytyrën. Lëre të veprojë për 30 minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të bollshëm.

Spinaqi ka veti t’u ofrojë oksigjen qelizave, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe i japin lëkurës shëndet dhe shkëlqim natyral. Banania, ndërkohë, përmban vajra natyrore që nxisin prodhimin e kolagjenit, ndërsa vaji i avokados ndihmon për të zbutur lëkurën dhe për t’i dhënë asaj më shumë shkëlqim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...