Personazhet meshkuj që lyejnë thonjtë

Tuesday, 19 November 2019 17:48

Përgjatë këtyre muajve, A$AP Rocky është vetëshpallur fans i manikyrit. “Mendoj se burrat duhet të jenë të lirë të lyejnë thonjtë pa u ndjerë femërorë,” tha ai për Vogue, teksa thonjtë i kishte të dizenjuar me motivet e Prada vjeshtë 2019. Duke theksuar se manikyri shërben për të shprehur veten dhe jo identitetin gjinor, fiksimi i ri i reperit shënjon një etapë të re në botë e bukurisë; gjithashtu shërben si momenti për të vlerësuar burrat që denjuan të lyenin thonjtë para tij.

Në ditët e arta të rock and roll, burrat me thonj të lyer gjendeshin kudo. Thonjtë blu të David Bowie binin në kontrast me flokët e kuq, ndërsa vijat e zeza në thonjtë e Steven Tyler u kthyen në tipar identifikues për solistin e Aerosmith. Këta emra shtruan rrugën për ikonën e grunge, Kurt Cobain i Nirvana, që i mbante thonjtë e zinj si mos më keq. Në rininë e tij, Johnny Depp mori shembull nga idhulli i tij Keith Richard dhe i leu thonjtë gjithashtu keqazi, ngjyrë blu elektrike. Seal, nga ana tjetër, i mirëmbante thonjtë e tij të gjelbër.

Thonjtë e lyer dhe të mirëmbajtur po kthehen në diçka normale për burrat e famshëm. Gjatë Met Gala 2019, Harry Styles i kishte thonjtë të zinj me detaje bojëqielli. Marc Jacobs në bashkëpunim me artisten e thonjve Mei Kawajiri solli dizenjo fantastike. Si dhe, reperi nga Puerto Rico, Bad Bunny, i cili ka dalë gjithmonë publikisht me thonj të lyer. “Nuk po u them njerëzve të lyejnë thonjtë, flokët a të bëjnë këtë apo atë,” tha muzikanti. “Po u them bëni çfarë ju fal lumturi dhe mos e kufizoni kurrë veten.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...