Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka zhvilluar një takim historik me homologun e tij të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, duke vendosur kështu paqen, pas viteve të tëra incidentesh dhe retorike lufte.
Në vizitën e tij në Korenë e Jugut, ai ka marrë edhe bashkëshorten e vet, Ri Sol-ju.
Ashtu si i shoqi, edhe ajo ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me “homologen” e saj, bashkëshorten e Koresë së Jugut.